- Reduced price
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001294
Publisher: Te tjere
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Reference: SKU000646
Publisher: Onufri
Banner
Teksa përfshihemi në rrëfimin e një jete të tërë, përballemi me dhimbjen e një dashurie të pashpërblyer, me vetminë, por edhe me mungesën e ndjeshmërisë. Stefan Cvajg, portretist i jashtëzakonshëm i emocioneve, sjell imazhin e një dashurie absolute, të pakushtëzuar, të fshehtë dhe obsesive, në një vepër që me të drejtë renditet ndër klasikët e letërsisë së shekullit XX.
Security policy (edit with Customer reassurance module)
Delivery policy (edit with Customer reassurance module)
Return policy (edit with Customer reassurance module)
Title: Letra e një të panjohure
Category: Novel
Author: Stefan Cvajg
Albanian translator: Vedat Kokona
Publisher: Kokona PEGI
Year: 2004, 2026
Pgs. 84
Weight: 0.07 kg
ISBN: 978-99927-929-9-X /9789928838933
1. Letërsia austriake 2. Tregime dhe novela 3. Stefan Zweig 4. Vedat Kokona
Mbi librin
Ditën e ditëlindjes, një shkrimtar i njohur merr një letër të çuditshme, të gjatë por pa nënshkrim. Që në rreshtat e parë të letrës, një grua, e cila paraqitet si
fqinja e tij e dikurshme, i rrëfen dashurinë e çmendur që ka ushqyer për të që në adoleshencë. Një dashuri të cilën ajo e ka mbajtur të fshehtë nga të gjithë.
Por tani. një kob i tmerrshëm e ka përfshirë jetën e saj, ndaj ajo ka vendosur t'ia rrëfejë gjithë të vërtetën vetëm atij, atij që në padije të plotë ka qenë qendra
e botës së saj.
Teksa përfshihemi në rrëfimin e një jete të tërë, përballemi me dhimbjen e një dashurie të pashpërblyer, me vetminë, por edhe me mungesën e ndjeshmërisë. Stefan Cvajg, portretist i jashtëzakonshëm i emocioneve, sjell imazhin e një dashurie absolute, të pakushtëzuar, të fshehtë dhe obsesive, në një vepër që me të drejtë renditet ndër klasikët e letërsisë së shekullit XX.
Kritika
“Prekës dhe këndellës. Këta mbiemra nuk janë aspak një lavdërim i zbehtë. Cvajgu na duket kaq i afërt me lexuesin e sotëm, sepse në vend që të ishte nismëtari i ideve të mëdha, ai ishte mjeshtri i rrëfimit, vëzhguesi i zjarrtë e i kujdesshëm i zakoneve, i të metave, pasioneve dhe gabimeve njerëzore.”
The New York Times
“Me mjeshtëri të jashtëzakonshme, Cvajgu vizaton në këtë novelë psikogramën prekëse të një pasioni të pashpresë.”
Frankfurter Allgemeine Zeitung
“Letra është një deklaratë dashurie tmerrësisht dëshpëruese, sepse që nga fillimi e dimë arsyen pse është shkruar. Dhe është një akuzë, pa qenë kurrë akuzuese.”
Das Literatur Blog
Nbi autorin
Stefan Zweig është një ndër autorët më të lexuar të gjysmës së parë të shekullit XX dhe një figurë thelbësore për të kuptuar Europën mes dy luftërave. Vepra e tij, që përfshin romane, tregime, ese, biografia dhe poezi, karakterizohet nga humanizmi, ndjeshmëria dhe kthjellësia e lartë melankolike. Zweig ka qenë një nga eksploruesit parësorë të pasionit, sekretit dhe çasteve të përmbysjes tragjike.
Mbi përkthyesin
Vedat Kokona (1913-1998) ishte shkrimtar, leksikograf e përkthyes, ndër më të njohurit e shekullit XX. Përveç fjalorëve të shumtë, Kokona ka sjellë në gjuhën shqipe kryevepra të letërsisë botërore. Ai është nderuar ndër të tjera si “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe të Letërsisë”, “Oficer i Palmave Akademike Franceze” dhe Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tiranës.
Fragmente
Një njeri që e adhuronin të gjithë, sepse shkruante libra, sepse ishte i famshëm në tërë botën e madhe – sa e lumtur ndihesha që e zbuloja te një djalosh që s’ishte më tepër se njëzet e pesë vjeç, që ishte elegant dhe gazmor si një djalë i vogël! A duhet, vallë, të të them edhe një herë se që atë ditë, në banesën tonë, në të gjithë rruzullimin tim të varfër dhe të vogël, asgjë nuk më interesoi më veç teje?
E di, po, e di fare mirë, djali im ka vdekur dje. Tani vetëm ti më ke mbetur në botë, ti që s’di asgjë nga jeta ime, ti që ndoshta, në këtë orë të tmerrshme kur të shkruaj, je duke kaluar kohën me ndonjë ose me diçka. Vetëm ti, po, vetëm ti më ke mbetur në botë, ti që s’më ke njohur kurrë dhe që të kam dashuruar tërë jetën time.
Asgjë në këtë botë nuk i përngjet asaj dashurie të fshehtë të një fëmije të strukur në hije, kjo dashuri është aq e pashpresë, aq e përulur, aq e përgjëruar dhe aq e zjarrtë, saqë askurrë s’mund ta arrijë ajo dashuria tjetër, dashuria e uritur dhe me pretendime të pandërgjegjshme të një gruaje të rritur.
Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps
Download (292.13KB)
Publisher: K & B
Publisher: Reklama
Publisher: Pema
Publisher: Pema
Reference: SKU000747
Publisher: Onufri
Publisher: Botime Koliqi
Publisher: Botime Koliqi
Reference: 2128
Publisher: Fan Noli
Publisher: Botart
Publisher: Reklama
Publisher: Santori
Publisher: UEGEN
Reference: 2711
Publisher: Bota Shqiptare
Reference: SKU000747
Publisher: Onufri
Reference: SKU001933
Publisher: Fan Noli
Reference: 2128
Publisher: Fan Noli
Reference: 2633
Publisher: Bota Shqiptare
Reference: 2711
Publisher: Bota Shqiptare
Teksa përfshihemi në rrëfimin e një jete të tërë, përballemi me dhimbjen e një dashurie të pashpërblyer, me vetminë, por edhe me mungesën e ndjeshmërisë. Stefan Cvajg, portretist i jashtëzakonshëm i emocioneve, sjell imazhin e një dashurie absolute, të pakushtëzuar, të fshehtë dhe obsesive, në një vepër që me të drejtë renditet ndër klasikët e letërsisë së shekullit XX.
check_circle
check_circle