- Reduced price
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001294
Publisher: Te tjere
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Reference: SKU000646
Publisher: Onufri
Banner
Ky djalë i vogël do ta ndihmojë Madam Rozën të fshihet në “vrimën e saj çifute,” dhe kështu ajo nuk do të vdesë në spital por do të përfitojë nga e drejta e shenjtë e “popujve për të vetëvendosur”...
Security policy (edit with Customer reassurance module)
Delivery policy (edit with Customer reassurance module)
Return policy (edit with Customer reassurance module)
Title: Me jetën përpara
Original: Life Before Us
Author: Romain Gary, Emil Ajar
Translator: Saverina Pasho
Category: Novel
Publisher: Papirus
Specs: Softcover
Publication date: 2019
Weight: 0.26 kg
Pgs: 208
Measurement: 14*20.3 cm
ISBN: 9789928454959
This book is in Albanian
Kategoritë: 1. Letërsia franceze 2. Roman 3. Romain Gary 4. Saverina Pasho
Mbi librin
Pse dy emra shkrimtarësh në ballinë? Romain Gary dhe Emil Ajar janë i njëjti njeri. Romain Gary e kishte fituar njëherë çmimin Goncourt, më të njohurn dhe më të rëndësishmin në Francë, më 1956 me romanit “Rrënjët e qiellit”, dhe sipas rregullave të Akademisë Goncourt, ky çmim jepet vetëm një herë. Por ai e nënshktroi romanin “Me jëtën përpara” me emrin Emil Ajar dhe në saje të këtij mistifikimi mori përsëri çmimin Goncourt në vitin 1975, për këtë histori të mrekullueshme të dashurisë së një djali të vogël arab për një grua të moshuar hebrenje.
Libri na tregoon si Momo lufton me gjashtë katet që Madam Roza nuk do më t’i ngjisë, por edhe me jetën sepse “kjo nuk të fal”, dhe se nuk “ka nevojë të kesh arsye për të pasur frikë”. Ky djalë i vogël do ta ndihmojë Madam Rozën të fshihet në “vrimën e saj çifute,” dhe kështu ajo nuk do të vdesë në spital por do të përfitojë nga e drejta e shenjtë e “popujve për të vetëvendosur”; çka nuk respektohet nga Urdhri i Mjekëve. Ai do t’i rrijë pranë deri në vdekje, e madje edhe përtej vdekjes. Edhe Gary i qëndroi deri në vdekje besnik identitetit të tij të ri, me të cilin arriti të bëhej shkrimtari i vetëm në Francë me dy çmime Goncourt, por e zbuloi të vërtetën në librin “Jeta dhe vdekja e Emil Ajar”, i botuar vetëm pas vdekjes së tij.
Mbi autorin
Romain Gary (1914—1980) ishte shkrimtar francez i lindur në Lituani, romani i të cilit L’Éducation européenne (1945) i dha atij famë të menjëhershme. Humanist dhe optimist pavarësisht përshkrimeve me gjuhë vizuale të tmerreve të Luftës së Dutë Botërore, romani u ripërpunua dhe u ribotua më vonë në gjuhën angleze me titullin Nothing Important Ever Dies (1960 Asgjë me rëndësi nuk vdes kurrë).
Romanet e tij përzjejnë humorin me tragjedinë dhe besimin me cinizmin. Les Couleurs du jour (1952; Ngjyrat e ditës), i ka ngjarjet të vendosura gjatë Karnevaleve të Nisës ndërsa La Danse de Gengis Cohn (1967; Kërcimi i Xhenxhis Kohn) është një roman në të cilin fantazma e një hebreu zhvillon një komedi me një person dhe pushton trupin e ekzekutiesit të tij nazist. Romani Les Racines du ciel (1956; Rrënjët e qiellit), fitoi Prix Goncourt dhe balancon një koncept vizionar të lirisë dhe drejtësisë përkundrejt të kuptuarit pesimit të mizorisë dhe babëzisë së njeriut.
Publisher: Fan Noli
Publisher: Fan Noli
Ky djalë i vogël do ta ndihmojë Madam Rozën të fshihet në “vrimën e saj çifute,” dhe kështu ajo nuk do të vdesë në spital por do të përfitojë nga e drejta e shenjtë e “popujve për të vetëvendosur”...
check_circle
check_circle