- Reduced price
- New

Reference: 2804
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Jakob Von Gunten: ditar është romani i tretë i Robert Walset-it. Ai u botua më 1909. Personazhi homonim i romanit vjen nga një familje e kamur. Jakobi largohet nga familja dhe vendos t'ia kushtojë jetën shërbimit ndaj të tjerëve.
Title: Jakob Von Gunten: ditar
Original: Jakob Von Gunten: Ein Tagebuch
Author: Robert Walser
Translator: Feride Xh. Berisha
Category: Roman
Publisher: Pika pa sipërfaqe
Specs: Softcover
Publication year: 2025
Weight: 0.2 kg
Pgs: 136
Measurement: 14x21 cm
ISBN: 9789928373458
This book is in Albanian
Kategoritë: 1. Letërsia botërore 2. Letërsia zvicerane 3. Letërsia gjermane 4. Robert Walser 5. Feride Xh. Berisha
Mbi librin
Jakob Von Gunten: ditar është romani i tretë i Robert Walset-it. Ai u botua më 1909. Personazhi homonim i romanit vjen nga një familje e kamur. Jakobi largohet nga familja dhe vendos t'ia kushtojë jetën shërbimit ndaj të tjerëve. Për të mësuar zanatin e shërbyesit, ai regjistrohet në një institut profesional, të drejtuar nga Banjamentat, vëlla e motër me një marrëdhënie të çuditshme me nxënësit dhe me njëri-tjetrin. Mes rebelimit e nënshtrimit, kërkimit të identitetit dhe vetasgjësimit, Jakobi shënon në ditar këtë përvojë të pazakontë, duke kaluar nga raportimi i ngjarjeve në përsiatje ëndërrimtare. Premisat e rrëfimit duken të thjeshta, por nën sipërfaqe fshihen tensione ekzistenciale të fuqishme e shtresa kuptimore të shumëfishta.
Mbi autorin
Robert Walser (1878-1956), ishte poet dhe shkrimtar zviceran i gjuhës gjermane. Ndonëse u vlerësua që në gjallje nga bashkëkohës si Hesse, Benjamin, Kafka, pati përherë vështirësi të jetonte përmes shkrimit, çka e detyroi rëndom, përgjatë të gjithë jetës, të kryente dhjetëra profesione të keqpaguara, si shërbyes, kopist, nëpunës. Pati jetë të thjeshtë e të vuajtur. Hyri e doli nëpër shumë institucione të shëndetit mendor, e gjatë gjithë jetës vuajti nga halucinacione dhe kriza të rënda nervore. Walser ishte vetmitar dhe dashamirës i shëtitjeve të gjata në këmbë, veprimtari që e praktikoi deri ditën kur u gjet i vdekur, më 1956, në një fushë me borë jo shumë larg spitalit psikiatrik ku jetonte prej vitesh. Trupi i tij, i fotografuar në dëborë, përsëriti një tablo të përshkruar me saktësi të një personazhi në një prej romaneve të tij. Popullariteti i ëalser-it i konsolidua sidomos në tri dekadat e fundit të shekullit të kaluar, kur shkrimtarë si Thomas Bernhard, W.G. Sebald e Peter Handke e vendosën atë ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit XX.
Publisher: PA
Publisher: PA
Publisher: K & B
Publisher: Aleph
Jakob Von Gunten: ditar është romani i tretë i Robert Walset-it. Ai u botua më 1909. Personazhi homonim i romanit vjen nga një familje e kamur. Jakobi largohet nga familja dhe vendos t'ia kushtojë jetën shërbimit ndaj të tjerëve.
check_circle
check_circle