Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL630 ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,350 ALL1,500
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL900 ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
Zoti qeshi deri në fund, Raimonda Belli Gjençaj
  • Zoti qeshi deri në fund, Raimonda Belli Gjençaj

Zoti qeshi deri në fund, Raimonda Belli Gjençaj

Dituria

Një djalosh i pashëm, me moshë sa gjysma e saj, që tundohet nga pasja. Nuk mund të bëhet bir për shpirt i askujt, por duhet të gjejë shtegun për të shtënë në dorë pasurinë. E lehtë nuk është, por jo dhe aq e vështirë për dikë që ka studiuar psikologji...

ALL1,000
ALL900 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Titulli: Zoti qeshi deri në fund
Kategoria: Roman
Autori:  Raimonda Belli Gjençaj
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq. 368
Pesha: 0.450 kg
ISBN: 978-9928-366-90-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Paraja është gjithçka dhe asgjë. Mund të ta lehtësojë jetën, por nuk të ndih ta blesh atë. Të qenit i pasur të jep ndjesinë e zotërimit. Jo vetëm të asaj që ke, por edhe të asaj që sheh dhe dëshiron ta kesh. Me çdo kusht; pa e vrarë mendjen për jetën e tjetrit. Fuqia e parasë njehsohet me fuqinë e zotëruesit. Paraja zgjon lakminë, duke shkatërruar vlerat morale të individit.  

Kjo frymë përshkon romanin “Zoti qeshi deri në fund”. Personazhe pa emër, të identifikuar sipas profesionit, të mbledhur në një ndërtesë plot luks, jo për shkak të lidhjes së gjakut, por për t’i ikur vetmisë.  Ajo që i ka bërë bashkë, një grua e suksesshme në bizneset e saj, e ka gjetur si një mënyrë për të projektuar të ardhmen. Ata jetojnë të tashmen, në një rutinë të pandryshueshme deri ditën kur shfaqet dikush, që vjen nga larg. Djaloshi, më i riu ndër ta, e di se ku shkel. Ka ardhur me një porosi, që duhet ta përmbushë, si amanetin e shenjtë të dikujt, që nuk rron më. Ai është i vendosur për ta mbajtur fjalën, deri në çastin që djalli me ngjyrë të florinjtë nuk i zapton shpirtin. Pas kësaj, historia merr tjetër udhë...


Një grua që s’ka shumë që i ka kaluar të pesëdhjetat, me një histori të trazuar sentimentale,  tashmë të lënë pas krahëve, me shumë mundim. Një djalosh i pashëm, me moshë sa gjysma e saj, që tundohet nga pasja. Nuk mund të bëhet bir për shpirt i askujt, por duhet të gjejë shtegun për të shtënë në dorë pasurinë. E lehtë nuk është, por jo dhe aq e vështirë për dikë që ka studiuar psikologji... Preja e tij është e brishtë. Ai i merr ndër duar mendjen dhe shpirtin... Një përballje me kundërshtarë: Ndjenja dhe Interesi.   

Midis trillerit dhe dramës, kjo histori do t’ju mbajë pas vetes, derisa të keni kthyer faqen e fundi

Product Details
9789928366900
9789928366900
2 other products in the same category:

Publisher: Dituria

Toroboti, Raimonda Belli Gjençaj

Takut i pëlqen të luajë. Dhe kampingu, pas 9 muajsh mbi librat e shkollës, është ëndrra e tij më e madhe e pushimeve. Por jo gjithmonë planet realizohen. Ndryshe nga ç’e kishte menduar, me këmbë të thyer, detyrohet t’u thotë lamtumirë tabletit, kampingut, madje edhe shoqërisë së ngushtë.
ALL720 ALL800
More
In stock

Publisher: Dituria

Shëmtia, Raimonda Belli Gjençaj

 Është me fat, këtë herë, por zhgënjimi është tronditës. Por nuk e humb toruan, madje gjen forcën të japë shuplakën e duhur. Përballë një qasjeje të shëmtuar njerëzore, të maskuar me mjeshtri të rrallë, kushdo do ta kishte të vështirë, por jo ajo. Tashmë, koha punon për të, sepse më në fund, e ka kuptuar se kujtdo i duhet dhënë çka meriton. Sidomos, një...
ALL900 ALL1,000
More
In stock