Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
CHF0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
CHF6.74 CHF7.49
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
CHF14.45 CHF16.05
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
CHF9.63 CHF10.70
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
Banditët: banditizmi shoqëror në epokën moderne, Eric Hobsbawm
  • Banditët: banditizmi shoqëror në epokën moderne, Eric Hobsbawm

Banditët: banditizmi shoqëror në epokën moderne, Eric Hobsbawm

Pika pa Siperfaqe

“Banditi social”, siç e quan autori këtë figurë, ngërthen brenda vetes aspirata dhe ideale nga më kontradiktoret, duke ushtruar ndikim të fortë në imagjinatën popullore.

CHF10.70
CHF9.63 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Banditët: banditizmi shoqëror në epokën moderne
Original: Bandits
Category: Psychology
Author: Eric Hobsbawm
Translator: Lulzim Hoxha
Publisher: Pika pa sipërfaqe
Year: 2022
Pgs: 277
Weight: 0.356 kg
ISBN: 978-9928-185-99-0
This book is in Albanian

Mbi librin

"Banditët" është ndoshta teksti që i dha famë të gjerë njërit prej historianëve më të shquar të shek. XX. Duke hedhur dritë mbi lidhjet historike, kulturore dhe shoqërore të banditit me mjedisin në të cilin ai spikat, Hobsbawm arrin të nxjerrë në pah një figurë me kompleksitet shumëplanësh. “Banditi shoqëror”, siç e quan autori këtë figurë, ngërthen brenda vetes aspirata dhe ideale nga më kontradiktoret, duke ushtruar ndikim të fortë në imagjinatën popullore. Në këtë teskt tashmë klasik, Hobsbawm na ofron një këndvështrim krejtësisht të ri, provokues dhe hera-herës subversiv, mbi objektin e studimit të tij.
Eric Hobsbawm (1917-2012) ka qenë një nga historianët më të njohur të shek. XX. Ai lindi në Egjipt në një familje hebreje, fëmijërinë e kaloi në Vjenë dhe Berlin. Me ardhjen në fuqi të Hitlerit, familja e tij u shpërngul në Britaninë e Madhe, ku Hobsbawm-i përfundoi doktoratën në histori pranë Universitetitn të Kembrixhit dhe zhvilloi pjesën më të madhe të karrierës së tij. Ndër veprat e tij më të njohura janë trilogjia për historinë e shek. XIX ("Epoka e revolucionit", "Epoka e kapitalit", "Epoka e perandorisë"), "Epoka e ekstremeve" për historinë e shek. XX, si dhe "Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780-a".

Product Details
9789928185990
9789928185990
16 other products in the same category:

Reference: SKU002008

Publisher: Dituria

Edhe një herë për teorinë e demokracisë, Giovanni Sartori

Ky është një përditim i shkëlqyer i veprës klasike të Sartorit, në të cilën ai rishikon teoritë kryesore të demokracisë së kohëve tona dhe përvijon me mprehtësi çështjet që dalin më në pah midis tyre. Sartori përmbledh një teori të vetën, të cilën ua paraqet lexuesve si një pikëpamje të re.
CHF7.70 CHF8.56
More
Out-of-Stock

Publisher: Te tjere

Moderniteti dhe Holokausti, Zygmunt Bauman

Ky libër brilant i Zygmunt Bauman – it flet për atë çfarë mund të na mësojë sociologjia për Holokaustin, por flet në hollësi edhe për mësimet e Holokaustit për sociologjinë. Ai nxjerr në pah se si domethënia e Holokaustit rrezikon të lihet mënjanë në të kuptuarin tonë të modernitetit.
CHF9.63 CHF10.70
More
In stock

Publisher: Minerva

Diskutime, Epictetus

Këto mësime kanë pasur influencë qëkur u shkruan. Ato përmenden prej perandorit romak, Marcus Aurelius. Që prej shekullit të 16-të, janë përkthyer në gjuhë të ndryshme.
CHF7.70 CHF8.56
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Shën Pali, themelimi i universalizmit, Alain Badiou

Në lojën e madhe filozofike ku shpie mendimi i Badiousë, sot dhe për tani, paralelizmi është i qartë. Ajo çka synohet si kthjellim mbi faktin se estetika e ka shpënë artin në një kusht të huaj të mendimit të vet, pra në filozofi, po ai lloj ringjalljeje duhet zbuluar edhe gjetkë, kësaj here jo në një gjest antifilozofik, por antihistorik.
CHF5.78 CHF6.42
More
In stock

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Shoqëria kundër shtetit, Pierre Clastres

Ndarja më madhore e shoqërisë, ajo që themelon dhe kushtëzon gjithë të tjerat, përfshi pa dyshim edhe ndarjen e punës, është shpërndarja e re vertikale mes bazës dhe majës, është prerja politike mes atyre që zotërojnë forcën, luftarake a fetare qoftë, dhe atyre që i nënshtrohen asaj.
CHF7.70 CHF8.56
More
In stock

Publisher: UET Press

Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013, Grida Duma

Një libër i rrallë i letrave tona të fushës së politologjisë, një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe perspektivës liberale europianiste të Shqipërisë kështu siç është e siç mund të jetë, një esse në rangun e manifestit të liberalizmit shqiptar, shkruar me kompetencë të lartë nga një grua që ka zgjedhur të artikulojë midis kërkimit dhe...
CHF14.45 CHF16.05
More
In stock
You might also like

Publisher: Te tjere

Shpikja e traditës, Eric Hobsbawm, Terence Ranger

Shumë nga traditat të cilat i mbajmë si me origjinë të lashtë, në fakt janë shpikur relativisht së fundi. Ky libër hulumton disa raste të këtij procesi shpikjeje: krijimi i "kulturës kombëtare" të Uellsit dhe Skocisë; përpunimi i ritualeve mbretërore britanike të shekujve XIX dhe XX.
CHF9.63 CHF10.70
More
In stock