- Reduced price
Reference: 2804
Reference: 2804
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
"Patriotizmi Kushtetues" ofron një teori të re të nënshtetësisë dhe besnikërisë qytetare për demokracitë liberale, kulturalisht të larmishme. Duke refuzuar përshkrimet konvencionale të nacionalizmit liberal dhe kozmopolitizmit, Jan-Werner Müller argumenton për një formë të përkatësisë politike, të përqendruar në normat universaliste të përshtatura për kultura kushtetuese specifike.
Title: Patriotizmi Kushtetues
Original: Constitutional Patriotism
Category: Essay/ Politic
Author: Jan-Werner Müller
Albanian Translator: Enela Topulli
Publisher: Pema
Year: 2021
Pgs: 186
Weight: 0.236 kg
ISBN: 978-9951-817-14-1
This book is in Albanian
Mbi librin
"Patriotizmi Kushtetues" ofron një teori të re të nënshtetësisë dhe besnikërisë qytetare për demokracitë liberale, kulturalisht të larmishme. Duke refuzuar përshkrimet konvencionale të nacionalizmit liberal dhe kozmopolitizmit, Jan-Werner Müller argumenton për një formë të përkatësisë politike, të përqendruar në normat universaliste të përshtatura për kultura kushtetuese specifike. Në të njëjtën kohë, ai prezanton një qasje të re të të menduarit për përkatësinë politike dhe parakushtet e legjitimitetit demokratik përtej shtet-kombit. Libri merr si rast studimor zhvillimin e Bashkimit Europian, por mësimet e tij zbatohen edhe për SHBA-të dhe pjesë të tjera të botës.
Eseja e Müller-it nis me një panoramë tërheqëse historike të fillesave dhe përhapjes së konceptit të patriotizmit kushtetues - idesë se devotshmëria politike duhet të përqendrohet në normat dhe vlerat e një kushtetute liberal demokratike sesa në një kulturë kombëtare apo në "komunitetin global njerëzor". Në një pjesë më analitike, ai më pas propozon një konceptim kritik të nënshtetësisë, që le hapësirë për kundërshtim dhe mosbindje civile, ndërsa e merr seriozisht nevojën e një entiteti politik për stabilitet me kalimin e kohës. Teoria e patriotizmit kushtetues të Müller-it i përgjigjet sfidave të multikulturalizmit de facto të shteteve të së sotmes - me një sërë implikimesh konkrete të politikave për emigracionin dhe parakushtet për nënshtetësinë, të shprehura qartë. Dhe ngre pyetjen se ç'do të thotë fuqizimi qytetar në një botë të globalizuar.
Publisher: Pema
check_circle
check_circle