Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
kr0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
kr74.62 kr82.92
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
kr159.91 kr177.68
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
kr106.61 kr118.45
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
Keqkuptimi & Balloja, Irene Nemirovsky
  • Keqkuptimi & Balloja, Irene Nemirovsky

Keqkuptimi & Balloja, Irene Nemirovsky

Dituria

Keqkuptimi është shumë më tepër se një roman romantik. Me sy të mprehtë kritik dhe një perceptim të veçantë për kufijtë e gabuar në marrëdhëniet njerëzore, edhe ky roman i Irène Némirovsky-t tregon shenja të sigurta se ajo do të bëhej një shkrimtare brilante.

kr94.76
kr85.28 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Keqkuptimi & Balloja
Original: Le malentendu & Le Bal
Category: Novel
Author: Irène Némirovsky
Albanian translator: Nasi Lera
Publisher: Dituria
Year: 2014
Pgs. 200
Weight: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-103-91-8

1. Letërsia franceze 2. Holokausti 3. Irène Némirovsky 4. Nasi Lera

Mbi librin

"Keqkuptimi" u botua më 1930 kur Irène Némirovsky ishte vetëm 27 vjeç. Ngjarjet zhvillohen në Paris pas Luftës së Parë Botërore. Iv Harteluja, pinjoll i një familjeje të pasur të rënë nga vakti, i vrarë shpirtërisht nga lufta, gjatë pushimeve në bregdet dashurohet me Denizën, grua e martuar në mjedisin e tij të dikurshëm.

Deniza e dashuron dhe jeton vetëm për të. Por, kur Ivi bëhet përherë e më shumë i trishtuar dhe i pakapshëm, ajo pranon, si për të shkuar kohën, shoqërinë e dikujt tjetër dhe humb përfundimisht atë që do.

Sapo u botua më 1930, "Balloja" u përshëndet si kryevepër. Bashkëshortët Alfred dhe Rozinë Kampf, të pasuruar rrufeshëm falë spekulimeve financiare, ëndërrojnë të zënë një vend më të dukshëm në shoqërinë pariziene. Ata organizojnë një ballo madhështore për mbarë Parisin, që t'u dëgjohet zëri falë parasë.

Vajza ëndërron të veshë fustane përshkënditëse që do të tërheqin vëmendjen, kurse e ëma e ndalon të marrë pjesë në mbrëmje. Afresku i pamëshirshëm i meskinitetit të klasës së padronëve të rinj në Francën midis dy luftërave botërore ushqehet nga përplasja midis një nëne, që nuk do të pranojë se e bija është rritur, dhe një vajzë që, në rrugëtimin e vështirë për të fituar me feminitetin e saj, hidhet në një përleshje të egër me të ëmën.

Komente mbi librin

"Keqkuptimi është shumë më tepër se një roman romantik. Me sy të mprehtë kritik dhe një perceptim të veçantë për kufijtë e gabuar në marrëdhëniet njerëzore, edhe ky roman i Irène Némirovsky-t tregon shenja të sigurta se ajo do të bëhej një shkrimtare brilante."

The Guardian

"Balloja u ngjan si novelave të Mopasanit, ashtu edhe romaneve të Balzakut, me përjashtim të fundit të tyre, ku mungesa e padurueshme e ndjenjave duket sikur ka nxitur një tundim që autorja mund të ketë pasur për të përmbushur një lloj marrëveshjeje."

The New York Times

"Vepra e parë e Irene Nemirovskit, Keqkuptimi ka të gjitha elementet që zhvillohen më tej në veprat e tjera: dashurine fizike, pasionin, gra dhe burra që dashurojnë shumë, çekuilibrim mes gjendjes ekonomike dhe statusit social kundrejt dëshirave, ambicie dhe iluzione. Sa e zonja është, Irene, sa sublime është në trajtimin e drejtpërdrejtë dhe në plotësi të karaktereve. Çfarë ndjeshmërie kirurgjikale në përshkrimin e momenteve, dialogjeve. Është gjithmonë një kënaqësi të marrësh një libër nga Irene, është gjithmonë një mëkat i madh kur e mbaron atë."

Patrizia Balit

Fragment nga libri

Nëse ndonjë nuk do të pranojë të vijë, do ta ftosh përsëri herën tjetër dhe, përsëri herën që vjen pas... Do të dish të vërtetën? Në fund të fundit, për të çarë para në shoqëri nuk duhet të ndjekësh fjalë për fjalë moralin e Ungjillit...
- Çfarë?
- Po të dhanë një shuplakë në njërën faqe, zgjat edhe faqen tjetër... Shoqëria është shkolla më e mirë e përunjësisë së krishterë.

Product Details
9789928103918
9789928103918
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
3 other products in the same category:

Publisher: Dituria

Afshi i gjakut, Irene Nemirovsky

Në një qytezë të Francës Qendrore, në fillim të viteve 1930, një burrë i moshuar kujton jetën e tij. Mbasi kishte udhëtuar shumë në rininë e vet, Silvio qëndron i veçuar nga shoqëria, duke vëzhguar komedinë njerëzore të fshatit, rrjedhën e qetë të fateve provinciale të tronditura befasisht nga vdekja dhe nga pasionet e dashurisë.
kr63.96 kr71.07
More
In stock

Reference: SKU001069

Publisher: Dituria

Suitë franceze, Irene Nemirovsky

Shkruar në zjarrin e Historisë, romani përshkruan pothuaj drejtpërsëdrejti eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat. Irenë Nemirovski ndjek hap pas hapi poshtërsitë e panumërta dhe vrullet e brishta të solidaritetit 
kr127.93 kr142.14
More
In Stock

Publisher: Dituria

David Golder, Irene Nemirovsky

Romani David Golder, me një seri personazhesh ekstravagante dhe emocionesh tronditëse, të kujton vepra të Balzakut të mbushura me lakmi dhe mizori, si Xha Gorio dhe Kushërira Beti. Veçanërisht faqet e fundit të David Golder janë po aq tërheqëse sa çdo gjë tjetër që Némirovsky ka shkruar.
kr74.62 kr82.92
More
In stock
You might also like

Reference: SKU001069

Publisher: Dituria

Suitë franceze, Irene Nemirovsky

Shkruar në zjarrin e Historisë, romani përshkruan pothuaj drejtpërsëdrejti eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat. Irenë Nemirovski ndjek hap pas hapi poshtërsitë e panumërta dhe vrullet e brishta të solidaritetit 
kr127.93 kr142.14
More
In Stock

Publisher: Dituria

David Golder, Irene Nemirovsky

Romani David Golder, me një seri personazhesh ekstravagante dhe emocionesh tronditëse, të kujton vepra të Balzakut të mbushura me lakmi dhe mizori, si Xha Gorio dhe Kushërira Beti. Veçanërisht faqet e fundit të David Golder janë po aq tërheqëse sa çdo gjë tjetër që Némirovsky ka shkruar.
kr74.62 kr82.92
More
In stock