Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
£0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
£5.83 £6.48
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
£12.49 £13.88
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
£8.33 £9.25
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
Panda
  • Panda

Panda

Aeditions

Ka shumë fëmijë që e pëlqejnë arushin e lezetshëm panda. Në këtë libër ata do të njihen me të, por edhe me miqtë e tij, që lodrojnë në park një ditë të bukur plot diell, shoqëruar me ilustrime të gëzueshme. Panda ka një hundë-buton. Sa herë që shtypet, lëshon një tingull, por nuk është vetëm tingulli i hundës së pandës. Janë edhe shtatë të tjerë. Shihni figurat dhe shtypni hundën, që të zbuloni e të dëgjoni tingujt e tjerë.

£5.55
£5.00 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Panda

Original: Panda

Category: Children Book

Albanian Translator: Korab Hoxha

Publisher: Aedition

Year: 2021

Pgs: 8

Weight: 0. 258 Kg

ISBN: 978-9928-349-01-9

This book is in Albanian

Product Details
9789928349016
9789928349016
16 other products in the same category:

Publisher: Argeta LMG

Kostandinopoja, Edmondo De Amiçis

Edmondo De Amiçis rrëfen udhëtimin e tij në Stamboll, duke treguar eunukët, konkubinat flet për Topkapinë e Shën Sofinë, për Pazarin e Madh dhe Bririn e Artë, për Urën e Gallatës dhe Xhaminë e Sulejmanit, për magjitë e humbura të të “Qytetit të pakrahasueshëm”.
£7.49 £8.33
More
In stock

Publisher: Pema

Si të bëhesh udhëheqës i zoti, Dale Carnegie

Balancimi i aftësive mes lidershipit apo udhëheqësisë dhe menaxhimit, duhet të jetë pikësynimi juaj nëse synoni të keni sukses në punën dhe karrierën tuaj. Mëso se si mund ta identifikosh dhe përdorësh në maksimum stilin tënd të udhëheqjes për t'u bërë më i miri i mundshëm, në mënyrë që t'i nxjerrësh rezultatet më të mira të vetvetes dhe organizatës sate.
£5.83 £6.48
More
In stock

Publisher: Onufri

Poezi të zgjedhura, Luljeta Lleshanaku

Poezi të tilla që vijnë si rezultat i një nevojë të brendshme të përzier me imagjinatë, që në dukje s’pyesin fare për lexuesin apo kritikën dhe që sigurisht që nuk u bëjnë fresk atyre, të qarta dhe në masë të madhe të pasforcuara– e çojnë Lleshanakun afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore, si: Ahmatova, Herbert, Holub, Szymborska, Zagajewski
£8.33 £9.25
More
In stock

Publisher: Onufri

Pëllumbat i vrasin natën, Virion Graçi

Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën. Me neutralitet gati gazetaresk ndaj fakteve, autori tregon si fijet tragjike të fatit njerëzor mund të mpleksen e të ndërvaren prej ngjarjesh kontinentale e ndarjesh botërore gjeo-politike si dhe nga shtysa të brendshme.
£7.49 £8.33
More
In stock

Publisher: Arka e Noes

Kallocain, Karin Boye

Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.
£8.33 £9.25
More
In stock

Publisher: Living

Kurrën e Kurrës, Colleen Hoover

Tani Çarli dhe Sajlesi duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar të vërtetën e asaj që po u ndodh, po sa më shumë që mësojnë për çiftin që kanë qenë… aq më shumë vrasin mendjen pse vazhdonin të qëndronin së bashku.
£9.99 £11.10
More
In stock

Publisher: OMBRA GVG

Sekreti i Parisit, Natasha Lester

"Sekreti i Parisit" është një histori zemërthyese, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Parisin e luftës dhe të modës së lartë, në Angli dhe në Australi. Një sagë tronditëse dashurie, dhe mistere të mëdha përfshin "Sekreti i Parisit". I ndërtuar në dy periudha kohore të ndryshme, ky roman zbulon një sekret të madh të personazheve të jashtëzakonshëm, ngjarje...
£12.49 £13.88
More
In stock

Publisher: Mësonjëtorja

100 personalitetet më të shquara të historisë, Michael Hart

Për përzgjedhjen e qindëshes së parë të figurave më të shquara të historisë, autori është mbështetur në sugjerimet e marra nga grupe komisionesh të organizuara sipas fushave përkatëse, ndërsa renditjen e tyre në libër nuk e ka bërë sipas rendit kronologjik apo alfabetit, por sipas ndikimit të secilës figurë në zhvillimin e historisë njerëzore.
£9.99 £11.10
More
In stock

Publisher: Toena

Stinë pandemie, Fatos Kongoli

Zëdhënësi i policisë i përligji veprimet e kryera, duke përmendur se përdorimi i gazit lotsjellës- kështu tha ai dhe jo i lëndëve helmuese luftarake – ishte një praktikë e njohur edhe në vendet më të zhvilluara të BE-së, thënë ndryshe Bashkimi Europian. Tek dëgjoja zëdhënësin, vrava mendjen të gjeja se kujt i drejtohej ai; përfaqësuesve të nderuar të...
£7.49 £8.33
More
In stock