Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL630 ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,350 ALL1,500
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL900 ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
  • New
Kafshët rrëfejnë, Ethem Ruka
  • Kafshët rrëfejnë, Ethem Ruka

Kafshët rrëfejnë, Ethem Ruka

Mediaprint

Ne e dimë që ju, fëmijët, na doni shumë! Prandaj, ne, kafshët, u mblodhëm së bashku dhe vendosëm t’ju zbulojmë disa nga sekretet e jetës sonë. A jeni gati për një udhëtim magjik në botën tonë? Ne jetojmë kudo, në çdo qoshe të planetit. Jemi aq të shumta dhe aq të larmishme, sa ju nuk e imagjinoni dot!

ALL900
ALL810 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Kafshët rrëfejnë

Author: Ethem Ruka

Category: 

Publisher: Mediaprint

Specs: Soft cover

Publication year: 2025

Weight: 0.35 kg

Pgs: 64

Measurement: 

ISBN: 9789928087942

This book is in Albanian

Kategoritë: 1. Natyra 2. Ethem Ruka

Mbi librin

Ne e dimë që ju, fëmijët, na doni shumë! Prandaj, ne, kafshët, u mblodhëm së bashku dhe vendosëm t’ju zbulojmë disa nga sekretet e jetës sonë. A jeni gati për një udhëtim magjik në botën tonë? Ne jetojmë kudo, në çdo qoshe të planetit. Jemi aq të shumta dhe aq të larmishme, sa ju nuk e imagjinoni dot! Ne ndryshojmë në madhësi, në forma, në ngjyra, në mënyrën se si mbrohemi dhe se si sigurojmë ushqimin. Disa prej nesh janë aq të shkathëta, sa mund të vrapojnë disa kilometra në orë, të tjerave u duhen shumë ditë zvarritje për të shkuar nga një vend në tjetrin dhe të tjera notojnë thellë në detin blu. Shumë prej nesh janë të njohura prej jush, por shumica jonë banon larg, shumë larg vendbanimeve tuaja. Mund të keni parë disa prej nesh në kopshtin zoologjik, disa të tjera vetëm në libra me figura dhe disa ende… mbeten një mister! Bota jonë është e mrekullueshme dhe plot aventura! Disa prej nesh ecin, të tjera zvarriten, disa fluturojnë lart në qiell e të tjera notojnë në ujërat më të thella. Disa kanë sy aq të mprehtë, sa dallojnë edhe gjërat më të vogla në errësirë, të tjera nuhasin si detektive të vërteta! Disa prej nesh nuk pinë ujë për muaj të tërë, ndërsa të tjera jetojnë në akull pa u dridhur fare. Disave u bie në gjumë vetëm gjysma e trurit, ka prej nesh që prodhojnë helme që të rrezikojnë jetën, ka kafshë që jetojnë pak dhe disa të tjera janë aq të vogla, sa mund të fshihen në pëllëmbën e dorës suaj. Po ju, a e dini se ka prej nesh që janë të pavdekshme?

Bota jonë është e bukur, por e ashpër! Disa prej nesh hanë vetëm bar, disa të tjera mish. Ne jemi herë gjuetarë e herë pre e gjuetarëve më të fuqishëm. Në botën tonë, për të mbijetuar, duhet të jesh i shpejtë, i mençur dhe ndonjëherë i fshehtë! Por, mos harroni, ne të gjitha kemi nevojë për njëra-tjetrën. Edhe ju, njerëzit, nuk do të mund të jetonit dot pa ne! Të gjitha ne, qeniet e gjalla, përbëjmë një zinxhir bashkëveprimi ku çdo hallkë varet nga tjetra. Çdo krijesë në Tokë, e madhe apo e vogël, ka vendin e saj në këtë botë të madhe e magjike!

Bota jonë është një thesar plot surpriza dhe ne mezi presim t’jua rrëfejmë. Në këtë libër ndajmë me ju 300 fakte magjepsëse, të cilat do t’ju lënë pa fjalë! Ndërsa lexoni, do të befasoheni me të gjitha fenomenet e çuditshme që ndodhin çdo ditë në natyrë. A jeni gati për të zbuluar të fshehtat tona? Lexim të mbarë dhe mos harroni: na doni që t’ju duam!

Product Details
Mediaprint
9789928087942
9789928087942
16 other products in the same category:

Publisher: Morava

Martesa e përsosur, Jeneva Rose

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bashkëshortin e saj, Adamin, karriera e të cilit si shkrimtar nuk mund të konsiderohet edhe aq e suksesshme. Tashmë ka filluar të ndihet i lodhur nga marrëdhënia që ka me Sarën, e cila pjesën më të madhe të kohës ia kushton punës
ALL1,080 ALL1,200
More
In stock

Publisher: Dituria

Dimër në kohë lufte, Jan Terlouw

Por kur Mikilit gjashtëmbëdhjetëvjeçar i kërkohet të kujdeset për një pilot britanik të plagosur, nuk mendohet dy herë. I bashkohet luftës së fshehtë kundër nazistëve, duke punuar çdo ditë për t’i dhënë fund pushtimit dhe për të mbrojtur ata që janë në rrezik, pa harruar për asnjë çast se spiunët janë kudo dhe qoftë edhe një fjalë e lëshuar pa menduar,...
ALL630 ALL700
More
In stock

Publisher: OMBRA GVG

Lista e Shindlerit, Thomas Keneally

Romani i Keneally-t nuk është thjesht një akt i zbardhjes së dëshmive tronditëse apo i kronologjisë së ngjarjeve në geton naziste në Krakov... por një vepër monumentale, që dëshmon me sinqeritet mbi personalitetin e industrialistit nazist Oskar Shindler, që i ktheu fabrikat e tij të emalimit në Poloni, në uzina për prodhimin e municioneve për makinerinë e...
ALL1,260 ALL1,400
More
In stock

Publisher: Toena

Kapitulli i Amerikës, Fatos Kongoli

Kongoli shkruan autobiografinë e tij të dytë teksa shenjat që i ka lënë reagimi ndaj të parës, jo vetëm që nuk i janë shlyer por janë të pashlyeshmne. E megjithatë ai guxon sërish, duke i lënë, ata që s’janë dakord, të qetë në kundështitë e tyre.
ALL900 ALL1,000
More
In stock

Publisher: Wordsworth Classics

Finnegans Wake, James Joyce

Finnegans Wake is the book of Here Comes Everybody and Anna Livia Plurabelle and their family – their book, but in a curious way the book of us all as well as all our books. Joyce’s last great work, it is not comprised of many borrowed styles, like Ulysses, but, rather, formulated as one dense, tongue-twisting soundscape.
ALL540 ALL600
More
In stock

Shtëpia e ditëve të gëzuara, Danielle Steel

Për të dhe për trashëgimtarët ndërton një pallat princor, i cili shndërrohet në një përmendore të shpresave të humbura dhe ëndrrave të thyera e ku brez pas brezi do të shtrohet shpesh pyetja, nëse lumturia mund të blihet vërtet me para.
ALL1,440 ALL1,600
More
In stock

Publisher: Ideart

Ditari i Gregut, Ditë emocionuese, vol.13, Jeff Kinney

Dhe në qendër jane Gregu dhe miku i tij më i besuar, Roul Xhefersoni. Behet një luftë e ashpër per mbijetesë dhe Gregu me Roulin manovrojnë në katastrofën e lagjes përmes aleancave, tradhtive dhe bandave ndërluftuese. Pasi të shkrijë dëbora, Gregu me Roulin do të shfaqen si heron? Apo a do të arrijnë që të mbijetojnë, por të parë të nesërmen?
ALL630 ALL700
More
In stock