Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
£0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
£5.95
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
£8.93
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
£8.50
More
In stock
All best sellers
  • Out-of-Stock
Liber i hapur - Ruset ne Shqiperi, Vera Isaku
  • Liber i hapur - Ruset ne Shqiperi, Vera Isaku

Liber i hapur - Ruset ne Shqiperi, Vera Isaku

SKU000759
OMSCA-1
TitulliLiber i hapur - Ruset ne ShqipëriAutoriVera IsakuRedaktorLoredan BubaniFaqe: 260Shtëpia Botuese: OMSCA-1, 2008Pesha: 0.3 kg.Pjesë nga shënimi i autores:Të synosh të tak

Volume discounts

Quantity Unit discount You Save
3 £5.54 Up to £16.62
£5.61
Quantity
Out-of-Stock

Description
TitulliLiber i hapur - Ruset ne ShqipëriAutoriVera IsakuRedaktorLoredan BubaniFaqe: 260Shtëpia Botuese: OMSCA-1, 2008Pesha: 0.3 kg.Pjesë nga shënimi i autores:Të synosh të takosh gratë ruse që parapëlqyen të qëndronin në Shqipëri edhe gjatë terrorit të paparë që provuan, duhet të jesh i përgatitur për të papritura, të ngjashme me të papriturat që e shoqërojnë njeriun, teksa ecën nëpër fusha të minuara. Shumë prej tyre nuk jetojnë më. Të tjera ndodhen pranë fëmijëve, në Greqi, në Kanada, në Shtetet e Bashkuara, dhe sigurisht pranë të afërmve të tyre në Rusi. Ato që përshkruhen në këtë libër, janë vetëm një pjesë e vogël e historive të dhembshme të vajzave ruse që u dashuruan me studentë shqiptarë dhe zgjodhën të krijonin familje e të jetonin në Shqipëri. Kalvari që u detyruan të përshkonin gratë ruse në Shqipëri, pas prishjes së marrëdhënieve me BS, do të paraqitej  shumë më i plotë, po të kishim pasur mundësi të kontaktonim edhe me ruset e tjera që vuajtën dhe u persekutuan, dhe sidomos, vlen për t’u theksuar, me ato që u burgosën. E, një pjesë jo e paktë ende vuajnë pasojat e terrorit tepër të gjatë që kanë përjetuar dhe që reflekton tek ato një druajtje  ë kuptueshme njerëzore.Në këtë kuptim, ky mbetet një Libër i hapur që në të ardhmen të pasurohet me materiale të tjera, një ftesë në të cilën duhet të shkruhet se gjithkush është i mirëpritur të japë ndihmesën e vet për trajtimin e kësaj teme, që hedh dritë mbi një realitet të injoruar padrejtësisht më së shumti për shkak të paragjykimeve gjithfarësh.
Product Details
SKU000759
0
16 other products in the same category:

Publisher: Botimet Dudaj

Politika dhe pasioni, Michael Walzer

Liberalizmi është egalitar në parim, por pse nuk bën më shumë që ta promovojë këtë barazi në praktikë? Në këtë libër, filozofi dhe teoricieni i shquar politik, Michael Walzer, kritikon teorinë liberale dhe tregon se në evolucionin e mendimit liberal bashkëkohor janë pasqyruar edhe ngjarjet më të rëndësishme.
£5.95
More
In stock

Publisher: Fishta

Të Rënët, volumi 2, Hilë Lushaku, Bajram Ibraj

Të rënët:kushtuar punonjësve të strukturave të varësisë së Ministrisë së Brendshme, të rënë në detyrë apo për shkak të saj) : [në kujtim të jetëve të humbura në radhët e institucioneve ligjzbatuese të Ministrisë së Brendshme 1990-2022.
£12.75
More
In stock

Publisher: Aleph

Gjurma e botuesit, Roberto Calasso

Gjurma e Botuesit është një libër “unik”, në llojin e vet, në vetë historikun e librit botëror, por, me shumë gjasë, edhe për historinë e tij të ardhme. Emrat e gjigandëve të botimit si Gallimard, Einaudi, Suhrkamp, Farrar, Straus & Giroux,etj, shndërrijnë në këtë libër si piketa të lavdishme të vetë Artit të botimit të librave.
£8.50
More
In stock

Publisher: UEGEN

Shqipëria një dhe njëmijë, Indro Montanelli

Shënimet e udhëtimit shoqërohen me analiza të plota, me referime interesante historike, duke argumentuar të gjitha idetë që shtron, sidomos në përqasjet historiko-sociale dhe ekonomike.
£6.80
More
In stock

Publisher: Living

Sekretet e Stambollit, Corrado Augias

Pa i shpëtuar tërheqjes së atij ekzotizmi, Augiasi ngre me hijeshi velin dhe zbulon thelbin më autentik të qytetit, atë që turisti jo gjithmonë di apo mundet të rrokë.
£10.20
More
In stock

Grekët, vendi dhe njerëzit që nga koha e luftës, James Pettifer

Nga njëra anë, metoda e qasjes gjithëpërfshirëse, dhe nga ana tjetër analizë e hollë e realitetit të sotëm grek, në të gjithë përbërësit e tij dhe larg skemave idilike që i janë imponuar historiografisë mbi Greqinë qysh nga koha e Eomanticizmit evropian, i mundësojnë lexuesit të kuptojnë “shpirtin”, apo më saktë, “shpirtrat” që kanë përcaktuar rrugëtimin...
£10.20
More
Last items in stock

Publisher: Fan Noli

Abdylhamidi II, Sulltani i fundit i një epoke, Vahdettin Engin

Sulltan Abdylhamidi II ishte sundimtari i fundit i tri kontinenteve. Ai ishte Padishahu i tridhjetëekatërt osman. Sulltan Hamidi drejtoi shtetin në një periudhë mjaft të vështirë të tij. Ai u përpoq që brenda kësaj periudhe ta mbante shtetin në këmbë. Ai ra nga froni pas 33 vjetësh në pushtet. Duke vënë re se Padishahët e tjerë që erdhën në drejtimin e...
£8.50
More
In stock

Publisher: Botart

Plani sekret për Kosovën, Ylli Molla

Detajet e kësaj dosjeje intriguese, bashkë me zhvillimet më të hershme dhe më të vona të Luftës së Ftohtë, risjellin në vëmendjen e lexuesit disa nga ngjarjet e bujshme ushtarake, të treguara nga protagonistët me uniformë?
£4.25
More
In stock

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Mbi mjerimin e jetës studentore, Mustapha Khayati

“Mbi mjerimin e jetës studentore” është një pamflet i shkruar më 1966 nga një grup autorësh (ku spikat Khayati), i cili iu shpërnda dorazi studentëve në fillim të vitit akademik. Në të parashtrohet një kritikë radikale ndaj status quo-së dhe ideologjisë sunduese, veçanërisht në suazat e nënshtrimit të studentëve ndaj kapitalizmit të pasluftës në perëndim.
£4.25
More
In stock

Publisher: Berk

Serbët dhe Arbërit: simbioza e tyre në mesjetë, Milan Šufflay

Pa mëtuar të paraqesë një histori të plotë të arbërve, autori përqendrohet në aspekte të ndryshme të organizimit shoqëror dhe politik, të ligjeve, ekonomisë, traditave, dokeve si dhe të marrëdhënieve me qytetet-republika dhe sundimtarët e ndryshëm të asaj periudhe. Kjo vepër tashmë ka hyrë në fondin klasik të studimeve arbërore, ajo i paraqitet studiuesve...
£8.50
More
In stock