"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
TitulliGjenerali Kallugin: të eleminohetbota me sytë e KGB-sëAutoriEugjen StriginPërktheu nga origjinaliNikolla SudarShtëpia botuese55, korrik 2008f. 372Pesha: 0.61 kg. Mbi LibrinApatia e krekrëve të BRSS-s dhe lufta pa ide për k
TitulliGjenerali Kallugin: të eleminohetbota me sytë e KGB-sëAutoriEugjen StriginPërktheu nga origjinaliNikolla SudarShtëpia botuese55, korrik 2008f. 372Pesha: 0.61 kg. Mbi LibrinApatia e krekrëve të BRSS-s dhe lufta pa ide për kolltuk ishin tipare karakteristike të periudhës sovjetike. Kapot shpërblenin shoku-shokun me medalje dhe privilegje, kurse paaftësinë për të drejtuar e mbulonin me mashtrime. Në mbarë vendin ishte krijuar aristokracia komuniste. Përballja personale e Boris Jelcinit me Mihail Gorbaçovin në luftën e brendshme politike, krijoi humnerën e hipokrizisë, të mashtrimit dhe të gënjeshtrës bizantine.Por pakënaqësia e pavetëdijshme popullore po rritej dhe në rrethana të volitshme ajo do të shpërthente. Turbullirat pak nga pak përfshinë tërë vendin, duke krijuar kështu një kërcënim të plotë dhe të pamëshirshëm e, duke shkurorëzuar mitin, gjoja të pathyeshmërisë së kështjellës së socializmit triumfues. KGB-ja, që përfaqësonte shërbimin sekret më të fuqishëm në botë, u tregua e paaftë për mbrojtjen e supershtetit, i cili nga fillimi i viteve 90` pushoin së ekzistuari. Nga tempi dhe përmasat, shkatërrimi i BRSS-s nuk njeh precedentë në historinë botërore....Në letrën e datës 20 mars 2000, dërguar Putinit, ish-gjenerali i KGB-së, Oleg Kallugini, shkruante:“...Në dhjetor të vitit të kaluar (1999), ju rivendosët në murin e Lubjankës pllakën përkujtimore kushtuar Juri Andropovit, pasuesit shpirtëror të “princit të revolucionit të tetorit”, Feliks Xherxhinskit, i cili ka simbolizuar despotizmin komunist...Në ndërgjegjie ju mbani pasojat e raprezaljeve më të përgjakshme kundër popullit tuaj. Nën maskën e luftës kundër terrorizmit, keni zhdukur me mijëra pleq, gra e fëmijë të pafajshëm. Ju i shpallët çeçenët organizatorë të akteve terroriste në Moskë dhe Volgodonsk, pa paraqitur deri më sot asnjë dëshmi të pjesëmarrjes së tyre në këto krime.Në këtë situatë, isha i detyruar të kërkoja azil politik në botën e lirë, duke shpresuar se si i arratisur politik, do të isha në gjendje të jetoja jashtë kufijve të Rusisë, me ndjenjën e dinjitetit dhe sigurisë.”...Por nën flamurin e luftës “për demokraci” dhe transformimin e Rusisë e të shërbimeve të saj sekrete, gjeneral Kallugini u dorëzoi amerikanëve gjithçka mundi duke i bërë një dëm të pandreqshëm Rusisë. Me ndjenjën e përmbushjes së detyrimit ndaj CIA-s, ai braktisi shtëpinë e tij të vërtetë për SHBA-në.Më 26 qershor 2002, Gjykata e qytetit të Moskës e cilësoi Oleg Danilloviç Kluginin fajtor dhe e dënoi (në mungesë) më 15 vjet privim lirie, në izolim të rreptë. Kalluginit gjithashtu iu mohuan titujt, gradat dhe pensioni.
Ky komunitet, që ishte i përqendruar në Boston, ishte nga vendbanimet e para të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara dhe ishte komuniteti më i madh dhe më i rëndësishëm i tyre në fillim të shekullit të njëzetë dhe deri në fund të viteve 1960. Në të vërtetë, aty nga viti 1914, Bostoni ishte kryeqyteti i padiskutueshëm i kolonisë shqiptaro-amerikane, që në...
Libri Njerëzimi siguron shtyllën kurrizore filozofike dhe historike për të na dhënë vetëbesimin për të bashkëpunuar, për të qenë të mirë dhe për të patur besim tek njëri-tjetri dhe për të ndërtuar një shoqëri më të mirë.
Epoka jonë është epoka e një ankthi ngjitës. Ndihemi të mbërthyer nga ngjarjet që na rrethojnë, nga padrejtësia, nga vuajtjet, nga një ndjenjë e pafundme krize. Atëherë, si do ta mbajmë të gjallë në veten tonë shpresën dhe besimin në diçka më të mirë?
Ben Andoni ka eksploruar Shqipërinë pëllëmbë për pëllëmbë për të na sjelle në këtë libër një pasqyrë të Shqipërisë bashkëkohore, vendet, njerëzit dhe historitë.
Arratisje nga Lindja është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.
Në këtë libër të ri zbulues, Marshall-i eksploron dhjetë rajone që do të formësojnë politikën globale në një epokë të re të rivalitetit mes fuqive të mëdha: Australia, Irani, Arabia Saudite, Mbretëria e Bashkuar, Greqia, Turqia, Saheli, Etiopia, Spanja dhe Hapësira
Prandaj, jemi përpjekur të kufizohemi në 5 çështje kryesore, duke ndjekur një rend kronologjik që nis nga krijimi i Bashkimit të Gruas Antifashiste Shqiptare
Risia e madhe e këtij libri është diskutimi dhe citimi i shumë burimeve, të shoqëruara edhe me qindra foto ilustrative, në lidhje me Hënën dhe rolin e saj për të kontrolluar Tokën si syri i vërtetë i Horusit, sateliti artifical i vendosur nga JT që kanë krijuar njeriun homo sapiensin rreth 15 mijë vjet më parë, atëherë kur Toka ndryshoi këndin zero mes dy...