Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL630 ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,350 ALL1,500
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL900 ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
Rinoqeronti, Euzhen Ionesko
  • Rinoqeronti, Euzhen Ionesko

Rinoqeronti, Euzhen Ionesko

Eugène Ionesco, dramaturgu i madh rumun, shikoi një shok pas tjetrit duke rënë në gjuhën e fashizmit në vitet 1930. Kjo eksperiencë u bë baza për dramën e tij absurde të vitit 1959 Rinoqeronti, në të cilën ata që bien pre e propagandës transformohen në bisha gjigante me brirë

ALL500
ALL450 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title:  Rinoqeronti
Original: Rinoqeronti
Category: Drama
Author: Euzhen Ionesko
Translator: Gjergj Zheji
Publisher: GLOBUSR
Year: 1995
Pgs: 144
Weight: 0.76 kg
This book is in Albanian

Mbi librin

Eugène Ionesco, dramaturgu i madh rumun, shikoi një shok pas tjetrit duke rënë në gjuhën e fashizmit në vitet 1930. Kjo eksperiencë u bë baza për dramën e tij absurde të vitit 1959 Rinoqeronti, në të cilën ata që bien pre e propagandës transformohen në bisha gjigante me brirë. Mbi një nga eksperiencat e tij personale, Ionesco shkroi: profesorë universiteti, studentë, intelektualë po ktheheshin në nazistë, po bëheshin Roje të Hekurta, njëri pas tjetrit. Në fillim, ata natyrisht nuk ishin nazistë. Rreth pesëmbëdhjetë prej nesh mblidheshin dhe flisnin dhe përpiqeshin për të gjetur argumente që binin ndesh me të tyret. Kjo nuk ishte e lehtë... herë pas here, një nga miqtë tanë tha: 

"Unë nuk bie dakord me ta, që të jem i qartë, por në disa pika, gjithsesi,  më duhet të pranoj, për shembull, hebrenjtë..." etj. Dhe kjo ishte një simptomë. Tri javë më vonë, ky person do të bëhej nazist. Ai u kap nga mekanizmi, pranoi çdo gjë dhe u bë rinoqeront. Nga fundi, vetëm tre apo katër prej nesh ishim ende duke rezistuar. 

Product Details
16 other products in the same category:

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Aliu në makth, Erjus Mezini

Drama "Aliu në makth" zë fill në një çast historik specifik: Ali Pashë Tepelena është plagosur në oborrin e manastirit të Shën Pandelejmonit dhe nga aty është sjellë, pa ndjenja, në katin e dytë të manastirit, ku më vonë do të ekzekutohet nga Qose Mehmet Pasha.
ALL540 ALL600
More
In stock

Reference: SKU002069

Publisher: Onufri

Drama, Martin Camaj

Ngjarja e kësaj drame mbështetet tërthorazi në një zezonë gjakmarrje të pashembullt gjithkund shtrihej dikur pushteti i Kanunit të Lekës. Tregohet se në shekullin e kaluem, përmbi Drin, përpara se ky lumë then qafën, vdiq një malësor. Ai e kishte lanë me fjalë që t'i baheshin drekët mortore ma të mëdhatë që mund të ishin.  
ALL630 ALL700
More
In Stock

Reference: 2488

Publisher: Onufri

Shtrëngata, Uiliam Shekspir

Shtrëngata i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti) dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund.
ALL720 ALL800
More
Out-of-Stock

Publisher: Argeta LMG

Otello, William Shakespeare

Tragjedia na prezanton me dy karaktere të shquara, Jagon dhe viktimën e tij. Me Jagon, si forcë dominuese, i cili bën që Otelloja të shikojë pabesinë e gruas së tij të re dhe të bukur, Desdemonës, dhe me lejtënantin e tij të zgjedhur, Mikael Kasin.
ALL450 ALL500
More
In stock

Reference: SKU000795

Publisher: Onufri

Otello, Uiliam Shekspir

Së bashku me Hamletin, Mbretin Lir dhe Maktbethin, Otello është një nga katër tragjeditë e mëdha të Shekspirit dhe, rrjedhimisht, një shtyllë e asaj që shumica e kritikëve e konsiderojnë si maja më e lartë e artit dramatik të Shekspirit.
ALL720 ALL800
More
In Stock

Reference: SKU001080

Publisher: Onufri

Si ta doni, William Shakespeare

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.  
ALL720 ALL800
More
Last items in stock