- Reduced price
- New

Reference: 2804
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Ky libër është një tjetër provë se Shqipëria letrare është më e bukura nga të gjitha Shqipëritë; politike, ideologjike, ekonomike, historike. Dhe ky është misioni fisnikërues i letërsisë.
Title: Ulliri, pema e dhimbjes
Author: Dhimitër Anagnosti
Category: Poetry
Publisher: Toena
Specs: Sotfcover
Publication year: 2021
ëeight: 0.4 kg
Pgs: 232
Measurement: 14x20 cm
ISBN: 9789928348043
This book is in Albanian
Kategoritë: 1. Letërsia shqiptare 2. Poezi 3. Dhimitër Anagnosti
Mbi librin
Ulliri, pema e dhimbjes i Dhimitër Anagnostit është libri i një Mjeshtri. Kjo ishte e para gjë që mendova pasi kisha përfunduar leximin e parë. Në një moshë të caktuar, është s humë e vështirë që leximi apo format e tjera të komunikimit me artet fisnike të të emocionojnë deri në atë shkallë sa të të pengojnë për të menduar si përftues kritik.
Dhimitër Anagnosti është, njëherësh, i papërsëritshmi në rrëfim: shkruan shkurt, por me një shqipe dinjitare; rrëfen shpejt, si në dritë të vetëtimës, por duke krijuar karaktere; është dëshmitar ngjarjesh, por vepra e tij nuk mund të merret si letërsi dëshmuese, sepse e tejkalon cilësisht regjistrin e rrëfimtarit dëshmues, duke e lartësuar veten te krijuesi i karaktereve. Pas Migjenit, zor se mund të gjendet ndonjë autor tjetër që me minimumin e mjeteve të shprehjes t'i ketë dhuruar lexuesit maksimumin e gjendjeve, situatave dhe njerëzve, si Anagnosti.
Ky libër është një tjetër provë se Shqipëria letrare është më e bukura nga të gjitha Shqipëritë; politike, ideologjike, ekonomike, historike. Dhe ky është misioni fisnikërues i letërsisë. Siç shkroi Dritëro Agolli për Naimin: Punove mirë, usta!
Prof. dr. Shaban Sinani
Mbi autorin
Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno të Himarës. Kreu shkëlqyeshëm gjimnazin "Ali Demi" në Vlorë ndërsa studimet e larta në Institutin Kinematografik VGIK të Moskës, ku u diplomua si operator dhe ku xhiroi si punë diplome filmin "Njeriu nuk vdes kurrë", ekranizimin e tregimit të Hemingueit, që u vlerësua me çmimin e Parë në Festivalin e shkollave kinematografike në Holandë, më 1961. Pas studimeve, emërohet në Kinostudion "Shqipëria e Re", Tiranë. Krijimtaria e tij artistike si skenarist e regjisor është vlerësuar me shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare: "Lulëkuqet mbi mure", skenarist, regjisor - Grand Prifest, Beograd, Medalje e Artë Xhifoni, Itali; "Përrallë nga e kaluara", skenarist, regjisor - çmimi Bondy, Francë, "Në shtëpinë tonë" - çmimi special Xhifoni, Itali, "Kthimi i ushtrisë së vdekur", skenarist, regjisor, "Gjoleka, djali i Abazit", skenarist regjisor, çmimi Special në Med-Film Festival Romë, 2006. Për t'u veçuar është çmimi "Il Lazio tra Europa e Mediterraneo", dhënë për Audiovizivin në vitin 2006.
Për punën e dhe krijimtarinë e tij, në vitin 1987 mori titullin e lartë "Artist i Merituar". Në tetor 2011, për kontributin e tij në kulturën dhe artin shqiptar, u vlerësua me titullin "Nderi i Kombit".
Më vitin 2019 boton librin me tregime, skica e novela "Ulliri, pema e dhimbjes".
Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, janar 2021, Presidenti i Republikës i akordon dekoratën "Gjergj Kastrioti Skënderbeu."
Publisher: Naimi
Ky libër është një tjetër provë se Shqipëria letrare është më e bukura nga të gjitha Shqipëritë; politike, ideologjike, ekonomike, historike. Dhe ky është misioni fisnikërues i letërsisë.
check_circle
check_circle