Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Gruaja e mesdites, Julia Franck
  • Gruaja e mesdites, Julia Franck

Gruaja e mesditës, Julia Franck

K3R5
Skanderbeg Books

Ky roman i mrekullueshëm e radhiti Julia Franck shumë shpejt ndër zërat më origjinalë e të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore gjemane.

ALL1,200
Quantity
In Stock

Description

Title: Gruaja e mesditës
Original: Die Mittagsfrau
Category: Novel
Author: Julia Franck
Albanian translator: Jonila Godole
Publisher: Skanderbeg Books
Year: 2009
Pgs. 336
Weight: 0.39 kg
ISBN: 978-99943-51-42-8

 

Mbi librin

Është viti 1945. Pak kohë pas përfundimit të luftës, një grua e re dhe djali i saj shtatëvjeçar, janë në arrati e sipër. Helene kërkon të lërë pas krahëve shumë gjëra, kujtimin e një nëne të sëmurë që i ka shkaktuar një fëmijëri të trazuar, një jetë tejet të vështirë, një dashuri të lënë përgjysmë nga fati i keq, një martesë të marrë fund pa shumë shpjegime, një motër me të cilën i ka humbur prej kohësh lidhjet, dhe punën e sa j si infermiere mes dhjetëra të plagosurëve.

Prej vitesh Helene nuk flet më. Spital - shtëpi është vërtima ku endet tashmë jeta e saj. Në këtë rutinë, duket se ka gjetur lirinë për të jetuar me "zemër të verbër". Me përfundimin e luftës, ajo dhe i biri, mund të fillonin një jetë të re. Por Helene nuk ndjen se mund t'i duhet më dikujt. As të birit jo, ndaj e braktis atë në një stacion treni, për t'u kthyer... tepër vonë.

"Gruaja e mesditës" nuk është një histori trishtimi, por rrjedha njerëzore e jetës së një gruaje, dhe jo vetëm e një gruaje, ku virtytet, dashuria dhe dëshira për të jetuar, nuk janë të mjaftueshme ndonjëherë, për të të bërë të lumtur. Ky roman i mrekullueshëm e radhiti Julia Franck shumë shpejt ndër zërat më origjinalë e të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore gjemane.

Product Details
K3R5

Specific References

ISBN
9789994351428
EAN13
9789994351428
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
16 other products in the same category:

Publisher: Toena

Shkelja e kurorës, Paulo Coelho

Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.
ALL1,000
More
In stock

Reference: SKU001169

Publisher: Bota Shqiptare

Dallëndyshet e Kabulit, Yasmina Khadra

Drithërues... I fuqishëm, surreal... Një meditim i sakrificës së fundit të dashurisë... Khadra me mjaft mjeshtëri zbulon shkatërrimin e marrëdhënieve njerëzore në një shoqëri mbytëse.  
ALL700
More
In Stock

Publisher: Buzuku

Falja e dënimit, Patrick Modiano

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.
ALL700
More
Out-of-Stock

Publisher: Living

Luanët e Sicilisë, Stefania Auci

Burrat e kësaj familjeje janë njerëz të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht të brishtë, ndonëse nuk e pranojnë, dhe kanë nevojë të kenë pranë gra po aq të jashtëzakonshme, siç është Xhuzepina, bashkëshortja e Paolos, e cila sakrifikon gjithçka, madje edhe dashurinë, për ta mbajtur familjen të bashkuar, apo Xhulia, vajza milaneze që hyn rrëmbyeshëm në jetën...
ALL1,400
More
Last items in stock

Reference: SKU000739

Publisher: Onufri

Tri gra, Yasushi Inoue

Title: Tri graCategory: NovelAuthor: Yasushi InoueAlbanian translator: Helena KadarePublisher: OnufriPgs. 88Weight: 0.121 kg.ISBN 99943-32-37-6  
ALL600
More
Out-of-Stock

Publisher: Botimet Dudaj

Ana, Niccolò Ammaniti

Mes fushash të zhuritura dhe pyjesh plot mistere, gërmadhash të qendrave tregtare dhe qytetesh të braktisura. Mes hapësirave të mëdha të shkreta të një ishulli të pushtuar rishtas nga natyra dhe bashkësish egërshane të mbijetuarish.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Fundi i lojës, Gemma Lienas

Ai është një djalë gjashtëvjeçar, i mbetur në kurth, në mes të kryqëzimit të zjarrit të dy prindërve që po ndahen, dhe me fjalët e tij na tregon historinë e vet me një narracion spontan e plot ngjyra.
ALL900
More
In stock

Reference: K1R3P7

Publisher: Bota Shqiptare

Central Park, Guillaume Musso

Alisa dhe Gabrieli nuk kanë asnjë kujtim nga nata e shkuar... por as e kanë harruar atë. Nju Jork, ora 8 e mëngjesit. Alisa, një vajzë e re parisiane, dhe Gabrieli, pianist xhezi amerikan, zgjohen të prangosur me njëri-tjetrin në një stol në Central Park.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Pegi

Mes djemsh, Emma Noyes

Të gjithë janë pajtuar me këtë gjendje. Por një ditë, njihet me Adrian Silvasin, i vetmi që e nxit të dëshirojë shumë më tepër se thjesht miqësi. Prej atij çasti, Xhini fillon të vërë në pikëpyetje rregullat e veta.
ALL1,200
More
In stock

Publisher: Te tjere

Të qetë në kohë lufte, Cristian Crusat

Ky vëllim me tregime është një libër personazhesh, më shumë se intrigash. Në këto tregime, argumentet thuajse i nënshtrohen konfliktit të disa personazheve, që duket se problemet e tyre i zgjidhin në vetmi dhe jo me gjykimin e shëndoshë, por me shpirtin e tyre sentimental.
ALL600
More
In stock

Publisher: Aleph

Nipi i Wittgensteinit, Thomas Bernhard

Të dy burrat gjenden të izoluar në të njëjtin spital, narratori në repartin pulmonar dhe Paul Wittgenstein në azilin e të sëmurëve mendorë. Që të dy janë të rrënuar nga frika dhe dyshimi në lidhje me natyrën finale të jetës. Megjithë njohjen e mëparshme, ata vetëm tani arrijnë të ndërtojnë një miqësi të bazuar tek mbështetja e njeri tjetrit dhe tek...
ALL800
More
In stock

Publisher: OMBRA GVG

Lista e Shindlerit, Thomas Keneally

Romani i Keneally-t nuk është thjesht një akt i zbardhjes së dëshmive tronditëse apo i kronologjisë së ngjarjeve në geton naziste në Krakov... por një vepër monumentale, që dëshmon me sinqeritet mbi personalitetin e industrialistit nazist Oskar Shindler, që i ktheu fabrikat e tij të emalimit në Poloni, në uzina për prodhimin e municioneve për makinerinë e...
ALL1,400
More
In stock

Publisher: Pegi

Klara dhe Dielli, Kazuo Ishiguro

Po mire, zëre se u fute në njërën prej ketyre dhomave, - tha, - dhe zbulove një tjetër dhomë brenda saj. E brenda kesaj dhome, një tjetër serish. Dhoma brenda dhomave pareshtur. A mund të ndodhë po kështu me zemrën e Xhosit? Sado të endeshe nëpër keto dhoma, a nuk do të gjeje prapë dhoma të tjera, ku nuk je futur ende?
ALL1,200
More
In stock
You might also like

Reference: SKU000607

Publisher: Skanderbeg Books

Fëmija i pestë, Doris Lessing

Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve '60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian.
ALL600
More
Out-of-Stock

Reference: SKU000638

Publisher: Shtëpia e Librit

Një dhomë më vete, Virginia Woolf

Lexuar si dy leksione frymëzuese para studenteve të dy kolegjeve të vetme për vajza në Britaninë e Madhe në vitin 1928, Një dhomë më vete konsiderohet njëkohësisht një ese mbi shoqërinë, një ese mbi letërsinë dhe një roman modernist, një i tillë që përdor shkrimin si art dhe jo thjesht si mjet shprehës.
ALL700
More
In Stock

Reference: SKU001343

Publisher: Skanderbeg Books

Vera para errësirës, Doris Lessing

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj.
ALL800
More
Last items in stock

Reference: SKU001595

Publisher: Skanderbeg Books

Njolla në mur, Virginia Woolf

E ç'mund të ishte më tërheqëse sesa një djalë para se ai të fillonte të kultivonte zgjuarsinë e tij? Është shumë i bukur për ta parë, nuk ka shumë dëngla; e kupton instiktivisht domethënien e artit dhe letërsisë; e shijon jetën e vet dhe bën që edhe të tjerët t'i shijojnë të tyret.
ALL1,000
More
In Stock

Reference: K4R3

Publisher: Skanderbeg Books

Te perjashtuarit, Elfriede Jelinek

Title: Të përjashtuaritOriginal: Die AusgesperrtenCategory: NovelAuthor: Elfriede JelinekAlbanian translator: Haxhire LuliPublisher: Skanderbeg BooksYear: 2010Pgs. 272Weight: 0.31 kgISBN: 978-99943-51-49-7  
ALL1,000
More
In Stock

Reference: K4R3

Publisher: Skanderbeg Books

Epshi, Elfriede Jelinek

Drejtori i një fabrike letre që ndodhet në një luginë alpine, i lajkatuar dhe i respektuar nga zona, pasi fabrika e tij i jep punë pjesës më të madhe të popullsisë lokale, personalisht është një njeri dorërrudhur, brutal, pa skrupuj, që shtyp punëtorët dhe nënshtron gruan e tij, Gertin, nën epshin e pangopshëm.
ALL700
More
Last items in stock