Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Aventurat e Gozhdëzës, G. Parca, M. Argilli
  • Aventurat e Gozhdëzës, G. Parca, M. Argilli

Aventurat e Gozhdëzës, G. Parca, M. Argilli

Aeditions

Në qoftë se do të kërkonim një vëlla për Pinokun, atëherë nuk ka pikë dyshimi që ai kish për të qenë Gozhdëza. Jo vetëm për faktin se të dy i kanë prindërit italianë, jo vetëm për faktin që njëri është prej druri, ndërsa tjetri prej metali, por edhe ngaqë jetët e të dyve janë të ngjashme, gati-gati si dy pika loti.
Aventurat e Gozhdëzës janë edhe aventurat tona, brengat e fatkeqësitë e tij janë po ashtu tonat, ashtu siç janë tonat edhe haretë e gëzimet e tij. Ky libër i risjellë në shqip pas kaq vitesh me përkthimin e Virgjil Muçit është një kryevepër e vockël që të frymëzon dhe të bën të ndihesh bukur. Vetëm mbasi ta keni lexuar, të dashur fëmijë, do të më jepni të drejtë! Ndaj mos u mendoni dy herë ta merrni në duar!

ALL1,000
Quantity
In stock

Description

Title: Aventurat e Gozhdëzës
Original: Le avventure di Chiodino
Category: Children fiction
Author: G. Parca M. Argilli
Translator: Virgjil Muçi
Publisher:  Aeditions
Year: 2022
Pgs: 208
Weight: 0.39 kg
ISBN: 978-9928-349-56-9
This book is in Albanian

Product Details

Specific References

ISBN
9789928349569
EAN13
9789928349569
16 other products in the same category:

Reference: 9789928287090

Publisher: Aeditions

Shpikësit e mëdhenj

Shpikësit më të mëdhenj dhe idetë e historitë e tyre, nga më të pazakonshmet, te më të dobishmet, nga më të çuditshmet, tek ato që ndryshuan përgjithmonë botën dhe zakonet njerëzore do t’ju shpalosen te ky libër, autorët e të cilit do t’ju rrëfejnë për gjenialitetin e mendjes njerëzore.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Botart

Magjistarët e dikurshëm, dy herë magji, libri i dytë, Cressida Cowell

Shtrigat po bënin kërdinë anembanë pyllit të egër dhe zinin prita pas çdo trungu peme. Dëshira është një vajzë nga fisi i Luftëtarëve, e cila zotëron një libër të fuqishëm: "Librin e Magjive". Ksari është një djalosh nga fisi i Magjistarëve, i cili ka një vragë prej gjaku shtrige në dorë. 
ALL1,200
More
In stock

Reference: 2442

Publisher: Pegi

Kepucet roze 5, Shkolla e Londres, Beatrice Masini

Title: Këpucët rozë 5 – Shkolla e LondrësOriginal: La scuola di LondraCategory: NovelAuthor: Beatrice MasiniAlbanian translator: Natasha PoroçaniPublisher: PegiYear: 2011Pgs. 136Weight: 0.156 kgISBN: 978-9928-124-16-6
ALL300
More
In Stock

Publisher: Argeta LMG

Vendi i rrëfenjave: Odiseja e një autori, Chris Colfer

Aleksia dhe Koneri e dinë se nuk mund të maten me ushtrinë e keqbërësve të Burrit të Maskuar, por ata kuptojnë se kanë në zotërim armën më të fuqishme: imagjinatën e tyre! Kështu fillon udhëtimi i binjakëve nëpër rrëfenjat e shkurtra të Konerit për të mbledhur një ushtri me personazhe, si piratë, ciborgë, superheronj dhe mumie, të cilët bashkohen për të...
ALL1,200
More
In stock

Publisher: Ideart

Ditari i Gregut, Gjuajtja e hatashme, vol. 16, Jeff Kinney

Provat shkojnë keq dhe Gregu është i bindur se nuk do t'ia dalë. Po papritmas gjen një vend shpëtimi në njërën nga skuadrat e qyteti. Ndërsa Gregu me shokët e skuadrës nisin sezonin, mundësitë për të fituar qoftë edhe një ndeshje të vetme janë të pakta. 
ALL700
More
In stock