Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL630 ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,350 ALL1,500
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL900 ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
Shoqëria e transparencës, Byung-Chul Han
  • Shoqëria e transparencës, Byung-Chul Han

Shoqëria e transparencës, Byung-Chul Han

Pika pa Siperfaqe

Teknologjia krijon iluzionin e gjithëpërmbajtjes dhe monitorimit të pandërprerë të informacionit, mirëpo na mungon interpretimi i përshtatshëm për këtë fluks të pandërprerë informacioni. Në këtë manifest, Byung-Chul Han e denoncon transparencën si një ideal të rremë, si mitologjinë bashkëkohore më të dëmshme dhe më të fuqishme.

ALL500
ALL450 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title:Shoqëria e transparencës
Original:The Transparency Society
Category:Sociology
Author: Byung-Chul Han
Traslator: Fatlum Sadiku
Publisher:Pika pa sipërfaqe
Year:2024
Pgs:112
Weight: 0.110 kg
ISBN:978-9928-373-30-4   
This book is in Albanian

Mbi librin

Në këtë sprovë të shkurtër, Han merret me transparencën, koncept me rëndësi të dorës së parë në të folurën e sotme, njëherazi term dhe slogan. "Transparenca" ka ardhur duke e sunduar ligjërimin publik për tema si korrupsioni, liria e informacionit, e deri te marrëdhëniet midis njerëzve. Sipas këtij përdorimi, transparenca është thelbësore për demokracinë, prek në themel sferën politike, ekonomike dhe jetën private.

Gjithkush mund të përftojë çfarëdolloj informacioni rreth gjithçkaje. Gjithçka – dhe gjithkush – është bërë transparent/e: është zbuluar ose ekspozuar nga aparatet që ushtrojnë kontroll kolektiv mbi botën postkapitaliste. Megjithatë, transparenca ka një anë të errët që, për ironi, lidhet pikërisht me mungesën e misterit, hijes dhe nuancës. Prapa qasshmërisë së dukshme të dijes fshihet zhdukja e privatësisë, homogjenizimi dhe rrënimi i mirëbesimit. Ankthi për të akumuluar sa më shumë informacion nuk sjell domosdoshmërisht më shumë dije apo besim.

Teknologjia krijon iluzionin e gjithëpërmbajtjes dhe monitorimit të pandërprerë të informacionit, mirëpo na mungon interpretimi i përshtatshëm për këtë fluks të pandërprerë informacioni. Në këtë manifest, Byung-Chul Han e denoncon transparencën si një ideal të rremë, si mitologjinë bashkëkohore më të dëmshme dhe më të fuqishme.  

Product Details
9789928373304
9789928373304
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
2 other products in the same category:

Publisher: Berk

Agonia e erosit, Byung-Chul Han

Seksi është arritje. Dhe të qenit seksi është kapital që duhet shtuar. Trupi me vlerën e ekspozuar i ngjason një malli. Tjetri seksualizohet si një objekt për joshje. Kur Tjetrit i merret "tjetërsia", atë nuk mund ta duash më por veç mund ta konsumosh. Tjetri nuk është më as person, përderisa është fragmentarizuar në një pjesë objekti seksual. Personi...
ALL765 ALL850
More
In stock