- Reduced price

Reference: 2804
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Duke ballafaquar vazhdimisht mendimin, racionalen me letërsinë, Bashkim Shehu nuk gjykon, ai shmang pronësinë e ideve dhe ndihet i lirë “të udhëtojë” me idetë e të tjerëve, duke iu bërë herë pas here modifikime të lehta ideve të shprehura nga dikush tjetër.
Title: Pesë leksione mbi letërsinë
Category: Literature critics
Author: Bashkim Shehu
Publisher: UET Press
Year: 2019
Pgs: 130
Weight: 0.222 kg.
ISBN: 978-9928-236-83-8
Duke ballafaquar vazhdimisht mendimin, racionalen me letërsinë, Bashkim Shehu nuk gjykon, ai shmang pronësinë e ideve dhe ndihet i lirë “të udhëtojë” me idetë e të tjerëve, duke iu bërë herë pas here modifikime të lehta ideve të shprehura nga dikush tjetër, sipas parimit se, nëse një pretendim vjen në kundërshtim me pretendimet e mëparshme, të cilat ne patëm arsye të mjaftueshme për t’i pranuar, atëherë kemi prova të mjaftueshme për t’i vënë ato në dyshim.
Sepse, një bindje që nuk lë shteg për dyshime nuk është bindje, ajo kthehet në besëtytni, duke bërë të shuhet dëshira për të dyshuar mbi të vërtetat e pranuara. Në këtë kuptim, autori rrallë jep përgjigje të sakta apo pyetje të sakta, duket sikur ai më shumë provokon duke hedhur pyetje e dilema të pasqaruara, duke mos u mbështetur në vlera të absolutizuara e duke kundërvënë pikëpamje të ndryshme për dukuri të njëjta.
Krahas vënies së ideve e teorive përballë me njëra – tjetrën, herë – herë ai përpiqet të ngrejë kokë, në dukje i ndrojtur, por që në thelb është dhe kontributi origjinal i kësaj përmbledhjeje leksionesh të ngjeshura në mendime, koncepte, informacione e dilemash si më poshtë:
A mund të shijohet një vepër letrare pa filozofi? A mund të argumentohet një ide filozofike pa imagjinatë, pa estetikën e mendimit? A mundet ligjërimi letrar të na diktojë pyetjen “a është e vërtetë?”, apo mund të na mbajë pezull ligjërimi argumentues filozofik, teoriko – shkencor, empiriko – shkencor dhe e një sërë llojesh të tjera ligjërimesh joletrare?
Cili është synimi i komunikimit nëpërmjet letërsisë? A është e vërteta zbulesë e së fshehurës, apo ka kuptimin që përshkrimi t’i përgjigjet realitetit, çka është vërtetësia e shkencës apo e dijes argumentuese?
A ka të bëjë ligjërimi letrar me parodizimin e qëllimshëm të ligjërimit filozofik, në një kohë që pranohet se ligjërimi letrar nuk është një pasqyrim i realitetit sikurse është shkenca, ose dija shkencore, apo si dhe filozofia e lidhur me racionalitetin shkencor, por nje parodi, një simulim i këtij realiteti, që siç i referohet autori Novalisit, i jep kuptim të lartë së rëndomtës, i jep së njohurës dinjitetin e së panjohurës dhe një dukje pafundësie së fundmes, pra duke romantizuar gjithçka.
Është tërësia e këtyre dilemave që e bëjnë këtë përmbledhje një libër thellësisht studimor e njëkohësisht tërheqës për t’u lexuar.
Publisher: Toena
Publisher: UET Press
Publisher: Toena
Reference: SKU000884
Publisher: Toena
Publisher: Botimet Dudaj
Publisher: Toena
Reference: 2957
Publisher: Toena
Reference: SKU000884
Publisher: Toena
Reference: 2957
Publisher: Toena
Publisher: Toena
Duke ballafaquar vazhdimisht mendimin, racionalen me letërsinë, Bashkim Shehu nuk gjykon, ai shmang pronësinë e ideve dhe ndihet i lirë “të udhëtojë” me idetë e të tjerëve, duke iu bërë herë pas here modifikime të lehta ideve të shprehura nga dikush tjetër.
check_circle
check_circle