Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
kr0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
kr74.62 kr82.92
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
kr159.91 kr177.68
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
kr106.61 kr118.45
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
  • New
Më përfytyrohesh, Anisa Markarian
  • Më përfytyrohesh, Anisa Markarian

Më përfytyrohesh, Anisa Markarian

Shtëpia e Librit

Përmbledhja me tregime “Më përfytyrohesh...” pasqyron jo vetëm botën e brendshme të autores, humorin e saj të hollë, aftësinë e vëzhgimit kritik dhe të zbërthimit të psikologjisë së personazheve, por edhe shqetësimet e një qytetareje, artisteje e profesionisteje, që jeton me epokën e saj.

kr142.14
kr127.93 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Më përfytyrohesh

Original: Më përfytyrohesh

Category: Short stories

Author: Anisa Markarian

Publisher: Shtëpia e Librit

Publication date: 12 November, 2024

Pgs: 214

Weight: 0.26 kg

ISBN: 9789928479181

This book is in Albanian

Kopertina e pasme

Më josh befasia. Në jetë e në art. Përmbysjet e thella dhe kthesat e befta janë duhia që spastron shtegun e kthjellon horizontin.

Fjala "befas" më këndell. I jep rrëfimit letrar një zhvillim të paparashikuar. Madje, ndonjëherë, shënon pikën e moskthimit. Ç'rridhte qetësisht e ëmbëlsisht, befas zhurmon e përshpejtohet. Dashuria sublime venitet, pushteti absolut shkërmoqet, bindjet lëkunden, boshti i Tokës zhvendoset...

Befasi e bekuar!

Gjithkujt, që ka ruajtur të pacenuar dhuntinë e lakmueshme për t’u befasuar, mirë u (ri)gjetshim rreshtave të librit!

Mbi autoren

Lindur në Tiranë më 4 korrik 1962, Anisa Markarian është mjeke, shkrimtare, aktore dhe skenariste.

Studimet e larta për Mjekësi i ka kryer në Shqipëri e Itali dhe, që prej tri dekadash, jeton e punon në Francë.

Talentin aktorial e shprehu në moshë fare të re duke u aktivizuar në grupet teatrale amatore e më pas në kinematografi ku, krahas interpretimit të roleve, shkruante edhe skenarë.

Veprimtarinë letrare e nisi në fillim të viteve '80 me botimin e disa cikleve me poezi të pasuara nga krijime në prozë të shkurtër, të botuara në shtypin e kohës dhe në dy antologji kombëtare.

Që në tregimet e saj të para ndihej prirja drejt realizmit magjik, që do të kristalizohej me një shqipe të përkorë në romanin “15 ditë prilli” dhe në librat e mëpasshëm.

Përmbledhja me tregime “Më përfytyrohesh...” pasqyron jo vetëm botën e brendshme të autores, humorin e saj të hollë, aftësinë e vëzhgimit kritik dhe të zbërthimit të psikologjisë së personazheve, por edhe shqetësimet e një qytetareje, artisteje e profesionisteje, që jeton me epokën e saj.

Product Details
9789928479181
9789928479181
2 other products in the same category:

Publisher: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.
kr127.93 kr142.14
More
In stock

Publisher: Cabej

15 ditë prilli, Anisa Markarian

Në një cep të sallës, një vajzë flokëverdhë e ngritur në këmbë po i bënte shenjë me dorë. Ishte aq trupimët e gjymtyrëhollë, saqë ngjante e parritur. E thërrmueshme, madje. Me një lëkurë të tejdukshme si cipë veze, dy gjinj të porsashpërthyer e një qafë qumështore si kërcell barishtor.
kr159.91 kr177.68
More
In stock