Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6.56 7.29
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14.05 15.62
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9.37 10.41
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
  • New
Moska e lumtur, Andej Platonov
  • Moska e lumtur, Andej Platonov

Moska e lumtur, Andej Platonov

Aleph

Moska çestnova është një vajzë e guximshme, plot sharm, një parashutiste e bukur që u rrit bashkë me Revolucionin. Meqënëse jetime, ajo i njihte mirë kohët e vështira - por gjërat tashmë po ndryshojnë. 

12.49
11.24 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Moska e lumtur

Original: Schastlivaya Moskva

Author: Andej Platonov

Translator: Sokrat Gjerasi

Category: Novel

Publisher: Aleph

Specs: Soft cover

Publication year: 2023

Weight: 0.24 kg

Pgs: 188

ISBN: 978-9928-323-41-5

This book is in Albanian

1. Letërsia botërore 2. Letërsia ruse 3. Letërsia ruse e shekullit të njëzetë 4. Andej Platonov 5. Sokrat Gjerasi

Mbi librin

Moska çestnova është një vajzë e guximshme, plot sharm, një parashutiste e bukur që u rrit bashkë me Revolucionin. Meqënëse jetime, ajo i njihte mirë kohët e vështira - por gjërat tashmë po ndryshojnë. Shoku Stalin ka shpallut se "jeta është bërë më e mirë! Jeta është bërë më e gëzuar!" dhe vetë Moska është gati t'i bashkohet elitës sovjetike. Por ambiciet e saj pengohen kur një aksident i frikshëm e flakëron nëpër qiell. Fillon një jetë e re, e huaj. Moska e ka lëshuar veten, shkon me çdo mashkull që i afrohet, nëpër sallat e vallëzimit, nëpër darkat e zgjatura deri në agim apo laboratorëve ku po hulumtohet dhe eksperimentohet sekreti i pavdekësisë, teksa eksploron rrugët e pafundme dhe hapësirat gjithande të qytetit emrin e të cilit ajo mban, ende në kërkim të lumturisë, diku aty pranë. Stalini njëherë e quajti Platonovin "pleh". Shollohovi, Gorki, Pasternaku, Bulgakovi dhe Grosmmani e quanin mes tyre "gjembi", thënë ndryshe "më i miri". Por kur Andrej Platonovi vdiq në mjerim, mizerje dhe harrim më 1951, pakkush e kishte parandjerë se ai do të qe i vetmi shkrimtar i denjë për t'u quajtur "stilisti më i madh i letërsisë ruse të shekullit XX-të."

Vlerësime

"Kur kthej sytë pas shoh gjashtë shkrimtarë të cilët mendoj se do të mbahen mend gjatë. Ata janë Marcel Proust, Franz Kafka, Robert Musil, ëilliam Faulkner, Andrej Platonov dhe Samuel Beckett... Ata janë majat në peizazhin letrar të shekullit tonë... Për më tepër, ata nukhumbasin asnjë centimetër rë staturës së tyre në krahasim me gjigantët e letërsisë të shekullit të kaluar." Josif Brodskij

"Moska e lumtur është një kryevepër e plotë, e denjë jo vetëm për t'u çmuar krahas veprave më të njohura të autorit, por edhe për t'u krahasuar me arritjet më të mëdha të letërsisë moderne." Tony Wood

"[Josif Brodskij] e identifikoi Platonovin si të vetmin shkrimtar rus të aftë për të kapërcyer filozofikisht tragjedinë e shekullit të njëzetë."

Times Literary Supplement

Mbi autorin

Andrej Platonoviç Platonov (1889-1951) ishte bir i një punëtori hekurudhash. Studiou inxhinieri ndërtimi, ndonëse kishte një vokacion të fuqishëm për letërsinë. Ndërsa vlerësohet si shkrimtari më i madh rus i shekullit të XX-të, ai vdiq i harruar dhe në skamje. Vepra më të përmendura janë “Çevengur”, “Gropa e themeleve”, “Moska e lumtur”, “Deti i rinisë” dhe mjaft proza të shkurtra poaq të shquara. 

Product Details
9789928323415
9789928323415