"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ashtu si çdo autor ka kryeveprën e tij, edhe tek Kuteli, rrëfimi "E madhe është gjëma e mëkatit" është kryevepra e kryeveprave të tij. Jo vetëm nga ngjarja dhe filozofia e madhe që mbart ajo, por edhe nga mënyra e të rrëfyerit si askush tjetër apo, figurat artistike e fantastike, stili i të treguarit e gjithçka të përsosur
Më pyet për vdekjen më të ëmbël? Vdekja e bardhë në dëborë. Bëhet një qetësi e madhe në shpirt. Ndjehesh i lehtë, ëndërron, ftohesh kur ngrohesh dhe pastaj mbaron. E kam provuar dhe unë pjesërisht. Procesi është ky: celulat...
Kënga s'ka kufire që ta ndalojnë. Ajo lindet diku edhe, në qoftë se përmban brenda saj ndonjë thërrime arti të vërtetë, shkon gojë pas goje, në krahët e erës... Këngët e kësaj përmbledhje nuk janë, pa fjalë, që të gjitha të lindura në Pogradec.
Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Xha Brahua i Shkumbanores", "Natë kollozheku", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit", "Më kot...", "Lumi i Madh", "Fshati im e pi rakinë" dhe "Parvera në Transilvani"; dhe vargjet: "Poem kosovar", "Balta shqiptare", "Poemi i Shëndaumit" dhe "Po të vdes në dhe të huaj".
Mitrush Kuteli është një nga ata të paktët të djalërisë shqiptare që nuk u përdhosën e nuk u demoralizuen nëpër ngjarjet e ndryshme politike shqiptare. Ma fort, M. Kuteli u diftue i pamëvarun objektiv dhe kryedrejt edhe aty ku do të ishte pasë rasti dhe interesa me u diftue pak më i përvujtun dhe ma "tregtar".
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Title: Prozë dhe vargje të zgjedhura, vëllimi i dytëOriginal: Prozë dhe vargje të zgjedhura, vëllimi i dytëCategory: NovelAuthor: Mitrush KuteliPublisher: Mitrush KuteliYear: 2009Pgs. 368Weight: 0.381 kgISBN: 978-99927-624-4-6