Reference: 2804
Reference: 2804
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Milan Kundera, i lindur në Brno, Çeki më 1929 dhe që ka jetuar në Francë që nga viti 1975. Ai u nda nga jeta në vitin 2023 në moshën 94 vjeçare.
Ai ka fituar lavde për stilin e tij letrar dhe romanet që bartin personazhe që lundrojnë në dy botë, atë mondanen dhe realitetin e jetës së përditshme.
Ai dha intervista rrallëherë, duke besuar se shkrimtarët duhet të flasin përmes punës së tyre.
Romani i tij i parë Shakaja, u botua më 1967 dhe ofroi një portretizim dërrmues të regjimit komunist çekosllovak.
Kjo ishte vepra e parë e Kunderës në udhëtimin nga anëtar partie në disident në ekzil.
Më 1976 ai i tha gazetës franceze Le Monde se që ta quaje veprën e tij politike ishte një thjeshtëzim i tepruar dhe që mjegullonte domethënien e vërtetë të saj.
I biri i një pianisti dhe muzikologu të njohur, Kundera studioi muzikë në rini por gradualisht u zhvendos te të shkruarit ndërsa dha leksione letërsie në Akademinë e Muzikës dhe Arteve Dramatike në Pragë duke filluar nga viti 1953. Ai botoi disa volume mepoezi në vitet 1950, përfshirë Poslední máj (1955; “Maji i fundit”), në përkujtim të udhëheqësit të rezistencës komuniste Julius Fučík, dhe Monology (1957; “Monologjet”), një vëllim poezish dashurie të cilat, për shkak të tonit të tyre ironik dhe erotizmit, më vonë u dënuan nga autoritetet politike të Çekisë. Gjatë fillesave të karrierës së tij ai hyri dhe doli në Partinë Komuniste. Ai u anëtarësua më 1948 dhe u përjashtua më 1950, dhe u ripranua më 1956, duke qëndruar anëtar deri më 1970.
Sipas një artikulli të botuar më 2008 nga një revistë Çeke, Kundera, më 1950, pas përjashtimit nga partia, informoi policinë në Pragë për praninë e një agjenti perëndimor, i cili më pas u arrestua dhe u burgos për 14 vjet, bazuar kjo në zbulimin nga kërkuesit të një raporti policor mbi arrestimin. Kundera e ka hedhur poshtë artikullin si shpifje.
Në vitin 1975, Kundera u lejua të emigrojë bashkë me bashkëshorten e tij Věra Hrabánková). Ai u bë pedagog në universitetin e Rennes në Francë ndërsa më 1979, qeveria Çeke ia hoqi shtetësinë. Në vitet 1970 dhe 1980 u botuan romanet e tij më të mirënjohura, si: Valčík na rozloučenou (1976; “Valsi i lamtumirës”; Kniha smíchu a zapomnění (1979; Libri i qeshjes dhe i harresës), dhe Nesnesitelná lehkost bytí (1984; Lehtësia e papërballueshme e qenies). Librat u botuan në Francë ndërsa mbetën të ndaluara në Çeki deri në rënien e komunizmit më 1989.
There are 15 products.
Reference: SKU001297
Publisher: Toena
Reference: SKU000844
Publisher: Dituria
Reference: SKU001830
Publisher: Albin
Reference: SKU001888
Publisher: Pika pa Siperfaqe
Publisher: Dituria
Publisher: Dituria
Publisher: Faber and faber
Publisher: Dituria
Publisher: Pika pa Siperfaqe
Publisher: Dituria
Publisher: Dituria
check_circle
check_circle