List of products by brand Aleph

Active filters

Publisher: Aleph

Alisa, Judith Hermann

Judith Hermann tregon për ditët e tranzicionit, të pritjes, të mbajtjes dhe të lëshimit dhe se sa të qarta dhe verbuese mund të jenë ndonjëherë ditë të tilla. "Alice" është një libër me fuqi të jashtëzakonshme dhe bukuri të madhe letrare nga një prej shkrimtarëve më të mirë të Evropës.
ALL1,100
More

Publisher: Aleph

Bartlëbi, shkruesi, Herman Melville

Bartlëbi mund  të shihet si rishfaqja e frustrimeve të Melvill-it me situatën  e vet si shkrimtar  dhe vetë  rrëfimi ‘është për një shkrimtar që i zhvesh format konvencionale për shkak të tërheqjes së papërballueshme  ndaj çështjeve më të koklavitura filozofike.
ALL900
More

Publisher: Aleph

Nga goja e balenës, Sigurjó Birgir Sigurôsson (Sjón)

Është viti 1635, Islanda është një botë e errësuar nga bestytnitë , varfëria dhe mizoria . Burrat e shkencës mrekullohen me birin e njëbrirëshit , populli i varfër adhuron Virgjëreshën në fshehtësi dhe ngado ka libra dhe njerëz që digjen në pirgje .
ALL1,100
More

Publisher: Aleph

Ëngjëlli i harresës, Maja Haderlap

Historia përqëndrohet në përvojat e një vajze të re që mëson të lundrojë në terrenin midis dy komuniteteve armiqësore dhe dy gjuhëve jashtëzakonisht të ngarkuara .
ALL1,200
More

Publisher: Aleph

Gjithçka për asgjë, Walter Kempowski

Gjithçka për asgjë i Walter Kempowskit është njëvepër madhore e letërsisë gjermane që nga Lufta e Dytë Botërore e këtej. Për të shkruar këtë roman, Kempowski rrëmoi thellë në pasurinë e tij të ditarëve privatë dhe skicave biografike nga kjo epokë dhe nga ku rajon.
ALL1,200
More

Publisher: Aleph

Shkollë për budallenjtë, Sasha Sokolov

Per nga zhvillimet lirike dhe filozofike, kaq mendjemprehta dhe befasuese Shkollë për budallenjtë i shprish të gjitha pritshmërite e mundshme të zhanrit të romanit. Këtu nuk gjejmë nje transmetues të besueshëm, por dy rrefyes "te pabesueshëm": të riun që është student në "shkollën për budallenjtë" dhe dytësin e tij.
ALL1,100
More

Publisher: Aleph

Heshtja e ultësirave, Gerald Murnane

Thellësisht misterioz, por bazuar në detaje të prekshme, përditshme, është mrekulli alkimike, që kthen vizionin në rrëfim kulluar. Romani 'Ultësirat mahnitëse e letërsisë që shkruhet sot kudo, çdo gjuhë.
ALL900
More

Publisher: Aleph

Mbreti i Milingonave, Zbigniew Herbert

Këto ese ‘mitologjike’ përballen, sikundër vetë mitet, me temat madhore në botë, por njëherësh, ato na falin kënaqësi të vërteta mendore dhe na tregojnë ne ‘ si të jetojmë’.
ALL1,100
More

Publisher: Aleph

Net të bardha, Fjodor Dostojevski

Ecja e këndoja, pasi, kur jam i lumtur, s’rri dot pa ia marrë një kënge nëpër dhëmbë, si çdo njeri i lumtur që nuk ka as miq, as të njohur të këndshëm e që në çaste hareje nuk ka me kë ta ndajë harenë e vet, pikërisht atëherë ,më ndodhi aventura e jashtëzakonshme...
ALL900
More

Publisher: Aleph

Melankolia e qëndresës, Laszlo Krasznahorkai

 Romani i tij 'Melankolia e qëndresës' është një komedi e apokalipsit, një libër për një zot që jo vetëm deshton, por edhe nuk kthehet të bëjë llogaritë. Më pak maniak, më pak i ngërthyer se romani "Luftë dhe Luftë', 'Melankolia e qëndresës' ka elemente të romanit tradicional social.
ALL1,200
More

Publisher: Aleph

Do të jemi Atlantida, Joan Benesiu

 Njohja e kësaj tresheje enigmatike e zhyt lexuesin në një kërkim të kuturisur për autenticitetin, gjë që do ta çojë në treva të Europës së vjetër, ku hapësirat nuk pranojnë të shndërrohen në skena të shoqërisë së spektaklit.
ALL1,000
More