List of products by supplier Haruki Murakami
Haruki Murakami ka lindur në Kyoto të Japonisë në 1949 dhe tani jeton në afërsi të Tokios.
Veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë e pesë gjuhë të botës dhe renditet ndër shkrimtarët më të rëndësishëm japonezë mes Yukio Mishima, Kenzaburo Oe etj., si edhe mes shkrimtarëve më të kërkuar sot në botë. Haruki Murakami është autor i shumë romaneve dhe është cilësuar nga kritika botërore si një ndër përfaqësuesit më të sofistikuar të realizmit magjik.
Showing 1-12 of 20 item(s)
Publisher:
Skanderbeg Books
E mbësh¬tolli heshtja, si të ndodhej në fund të pishinës. Në atë thellësi, vdekja nuk ishte as e zezë, as e frikshme. Si lëngu amniotik për fetusin, ishte e natyrshme, e qa¬rtë... Zëri i vinte nga larg, si nga ndonjë kohë e largët. Nuk e njohu. I arrinte pas shumë kthesash dhe shtrem¬bërimesh, duke e humbur kështu tonin dhe ngjyrën fillestare.
Publisher:
Skanderbeg Books
Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Shumë pyetje kanë marrë thuajse përgjigje tani, por habi të reja zgjohen: a ka vërtet ndonjë shtjellë në ajër? Kush janë Njerëzit e Vegjël dhe si mundet të kenë ata qasje në këtë botë përmes një dhie të verbër?
Publisher:
Skanderbeg Books
“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
Publisher:
Vintage
Whether during a chance reunion in Italy, a romantic exile in Greece, a holiday in Hawaii or in the grip of everyday life, Murakami's characters confront loss, or sexuality, or the glow of a firefly, or the impossible distance between those who ought to be closest of all.
Publisher:
Skanderbeg Books
Kësisoj, ajo që kam rrëfyer këtu është një histori personale, dhe në të njëjtën kohë, është pjesë e historisë së madhe që e shtyn përpara botën në të cilën jetojmë. Ajo është një grimcë e vogël, megjithatë, është padyshim një fragment i patjetërsueshëm i saj.
Publisher:
Skanderbeg Books
Varet nga personi, tha ai, se ç’lloj gë-njeshtrash do të thotë, në cilën situatë do t’i thotë dhe si do t’i thotë. Por në njëfarë pike të jetës, të gjitha femrat thonë gënjeshtra dhe ato gënjejnë për gjëra të rëndësishme. Gë-njejnë edhe për gjëra të parëndësishme, por ato nuk ngu-rrojnë të gënjejnë për gjërat më të rëndësishme.
Publisher:
Skanderbeg Books
Katër vjet pasi na magjepsi me historinë e romanit “Gjuetia e ethshme e deles”, Haruki Murakami e nis sërish heroin e tij në një rrugëtim të ri. Ca ëndrra të çuditshme e shtyjnë djaloshin tonë të kthehet sërish te hotel “Delfini”. Një takim me të mistershmin burri-dele e çon në ca aventura të reja
In Murakami’s world, you tell them a story. The five weird and wonderful tales collected here each unlock the many-tongued language of desire, whether it takes the form of hunger, lust, sudden infatuation or the secret longings of the heart.
6.51
Last items in stock
Reference:
2659
Publisher:
Skanderbeg Books
Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo.
Publisher:
Skanderbeg Books
"Elefanti zhduket" është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancat kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij.
Publisher:
Skanderbeg Books
Jeta e tij ishte si një makth që përsëritet: një tren që nuk të shpie gjëkundi. Por një jetë e zakonshme do të marrë një kthesë të jashtëzakonshme. Ky është një nga romanet më të hershme të Murakamit, një botë plot magji shprehur në një nga veprat më të mira të shkrimtarit më të këndshëm të Japonisë.
Publisher:
Skanderbeg Books
Dikur ata ishin pesë shokë të ngushtë të gjimnazit në Nagoja, mu si gishtat e një dore, mu si cepat e një ylli. Katër prej tyre, dy vajza dhe dy djem, kishin në emrat e tyre të përfshirë nga një ngjyrë: të kuqe, blu, të zezë dhe të bardhë.