List of products by supplier Martin Camaj
Albanian books by Martin Camaj
Showing 1-12 of 21 item(s)
Reference:
2093
Publisher:
Onufri
Kur Koliqi botonte më 1958 shënimet e veta për artin e Martin Camajt, pohonte me admirim se "atij, edhe padashtas i shkon syni ke brumi njerzuer". Cilësimi "padashtas" i themeluesit të prozës moderne shqipe, e posaçërisht në traditën e prozës letrare gegnisht, përcjell me shumë saktësi edhe tiparin më të qëndrueshëm të Camajt prozator.
Reference:
2092
Publisher:
Onufri
E interpretuar kështu, poezia konfirmon shpjegimin në kopertinën e librit, që çdo poezi fsheh një përvojë të pakëndshme, e cila kur ndahet me të tjerët, bëhet e këndshme, kujtimet e lumturisë kapërcejnë çastet e vështira në jetën e çdokujt, duke qenë një burim kënaqësie.
Reference:
2089
Publisher:
Onufri
Në këtë syzim, autori i kësaj përmbledhjeje lirikash nuk qëllimon t'i paraqesë vetveten lexuesve. Nga ana tjetër, poezia nuk lyp shpjegime, edhe ajo flet për veten në atë formë e strukturë që ka. Ka vetëm një trajtë të qëllueme e të drejtë, një radhitje fjalësh, gjithmonë në gjuhën amtare.
Reference:
SKU002072
Publisher:
Onufri
Rreziku i vëzhgimit të cekët, asnjë milimetër i thellë, në shpirtin e veprës është brenga më e madhe e Camajt përballë veprës së tij të kryer. E kryer, e përfunduar në formën e saj gjuhësore kombëtare, çdo gur i ngrehinës së tij poetike mbart erën e shekujve të traditës klasike që e kanë ushqyer.
Reference:
SKU002071
Publisher:
Onufri
Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër "me një emër gruaje", që është gjithashtu "emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit", është një formë dialektikore e emrit Drande, "Trëndafile".
ALL630
ALL700
Last items in stock
Reference:
SKU002070
Publisher:
Onufri
Njeriu ndalet në një shej vendi në kohë, harron punën e përditës dhe rrëmon në vete për të gjetur fillin e humbun të ndjesive të veta. Ngjan kështu që mbas secilit varg të fshihet nga një grimë ngashërimi që po në atë çast kur autori iua përcjellë të tjerëvet shndërrohet në gëzim.
Reference:
SKU002069
Publisher:
Onufri
Ngjarja e kësaj drame mbështetet tërthorazi në një zezonë gjakmarrje të pashembullt gjithkund shtrihej dikur pushteti i Kanunit të Lekës. Tregohet se në shekullin e kaluem, përmbi Drin, përpara se ky lumë then qafën, vdiq një malësor. Ai e kishte lanë me fjalë që t'i baheshin drekët mortore ma të mëdhatë që mund të ishin.
Reference:
SKU002068
Publisher:
Onufri
Në këtë botim përfshihen novelat: Katundi me gjuhë të fshehtë, Rrungaja në Mars, Gjon Gazulli, Jesminë, Bigami, Pishtarët e natës dhe Shkundullima.
Reference:
SKU001296
Publisher:
Te tjere
ALL405
ALL450
Out-of-Stock
Publisher:
Te tjere
Në këtë botim janë paraqitur disa poezi të Martin Camajt në gjuhën shqipe dhe gjermane. Lidhja e faqeve të librit është shumë e mirë dhe e qëndrueshme. Faqet e librit janë në gjendje shumë të mirë. Në faqen e parë dhe të fundit të librit janë disa shkrime.
ALL1,620
ALL1,800
Last items in stock
Reference:
SKU002030
Publisher:
Onufri
Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar.