• Banner

There are 62 products.

Showing 25-36 of 62 item(s)
Active filters

Reference: SKU001646

Publisher: Onufri

Koncert në fund të dimrit, Ismail Kadare

Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të "izmave" zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej "doktorëve" tanë të kritikës

Price ALL1,000
More
In stock

Reference: SKU001540

Publisher: Onufri

Vepra e plotë e Kadaresë

Opusi i tanishëm, që i paraqitet publikut shqiptar në njëzet vëllime, është, pa dyshim, më i ploti i Ismail Kadaresë. Duke lënë jashtë vetëm një pjesë të papërfillshme të krijimtarisë, kryesisht  shkrime Të rinisë së hershme dhe disa herë krijime që, sipas gjykimit të autorit, nuk plotësojnë kriteret e duhura artistike.

Price ALL25,000
More
In Stock

Reference: SKU001180

Publisher: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Price ALL800
More
In stock

Reference: SKU001095

Publisher: Onufri

Unaza në kthetra, Ismail Kadare

Ai i është dashur letërsia botës? Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje, që të kujton animatorët e dobët të TV-së, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë. Dihet që ka pasur dy lobe të kundërt: pro dhe kundër letërsisë.

Price ALL700
More
In Stock

Reference: SKU001093

Publisher: Onufri

Bisedë përmes hekurash, Ismail Kadare, Ukshin Hoti

Ky libër e ka zanafillën në përpjekjen për lirimin nga burgu të Ukshin Hotit. Pas dërgimit të një serie letrash institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe ministrave të punëve të jashtme të vendeve kryesore perëndimore (bëhej fjalë për një ish-kolegun e tyre të rënë në fatkeqësi), u mendua se një libër në trajtë dialogu, i botuar në...

Price ALL700
More
In stock

Reference: SKU000888

Publisher: Onufri

Vepra 3, Ismail Kadare

Titulli fillestar i romanit "Rrethimi" ka qenë "Daullet e shiut". Në botimin e parë, 1970, me qëllim për të theksuar praninë shqiptare në vepër, u propozua titulli "Kështjella." Ndërkaq, në botimin francez, më 1971, doli me titullin origjinal "Daullet e Shiut", me të cilin u njoh në shumicën e përkthimeve të tjera.

Price ALL1,250
More
In stock

Reference: SKU000881

Publisher: Onufri

Ballkani i Jugut, Ismail Kadare, Predrag Simic, Ljubomir Frckovski, Ylber Hysa

Kohët e fundit, Ballkani i Jugut është bërë pikë fokusi për interesin evropian dhe amerikan në mbarë rajonin e Ballkanit, me një konflikt të intensitetit të ulët në Serbinë Jugore, një situatë me siguri të paqëndrueshme në Kosovë dhe rrezik të madh që ka përballuar sovraniteti i FRYOM-it në krejt ekzistencën e saj të shkurtër.

Price ALL500
More
In Stock

Reference: SKU000783

Publisher: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.

Price ALL700
More
In stock

Reference: SKU000768

Publisher: Onufri

Pa formë është qielli, Ismail Kadare

Njëqind vjershat dhe poemat në këtë përmbledhje janë gjithë ç'është më e mira në pesëdhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Ismail Kadaresë. Shumë prej këtyre vjershave kanë qenë bërthama të veprave të tij të ardhshme në prozë.

Price ALL700
More
In Stock

Reference: SKU000767

Publisher: Onufri

Kristal, Ismail Kadare

Botimi i librit poetik "Ca pika shiu ranë mbi qelq" të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar. Në përgjigje të kërkesave të shumta të fansave të poezisë, shtëpia botuese "Onufri" po i jep lexuesit një tjetër përmbledhje të poetit, këtë herë me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshë

Price ALL500
More
In Stock