"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Muzika i shtoi karakterit të saj butësinë, ndjeshmërinë dhe thellësinë në këndvështrimin e saj ndaj jetës. Autorja në romanin e saj “Poljana” në njëfarë mënyre ka prenzantuar jetën dhe ndjenjat e saj.
Personazhi kryesor i romanit Bazarovi një i ri fisnik rus i përket rrymës filozofike të nihilizmit dhe për rrjedhojë ai përçmon dhe nënvlerëson idetë e vjetra të prindërve të tij.
Kelile dhe Dimne u përcjell udhëheqësve të shtetit këshilla të vyera me anë të humorit. Kelile dhe Dimne, me anë të fabulave, i tregon një udhëheqësi të mirë mënyrën se si duhet të sillet ndaj popullit të tij.
Por i riu Xhim Houkins nuk shpëton nga piratët këtë herë. A do ta gjejë ai dhe miqtë e tij thesarit përpara piratëve? A do të ikin ata nga ishulli dhe të kthehen në Angli me një anije të mbushur me flori?
Janë tregime me subjekt të gërshetuar fantastik dhe realist: përshkrimi i jetës fshatarake, i zakoneve dhe i dokeve të atyre anëve, shoqërohet me përshkrimet e paharrueshme të natyrës dhe me riprodhimin e goditur të gojëdhënave në frymën e folklorit ukrainas.