"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.
Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë të proceseve të pavetëdijes dhe vazhdimësinë e mundshme të formave fetare, që janë shfaqur dhe rishfaqur gjatë shekujve.