List of products by brand IDK
Instituti i Dialogut & Komunikimit
Showing 37-48 of 102 item(s)
Publisher:
IDK
Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës i shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar s'na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, më gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal.
Publisher:
IDK
"Apologjia e një matematikani" e shkruar nga G. H. Hardi, një ndër matematikanët më të shquar të shek. XX, është parashtrim emocionues i raportit të një shkencëtari të madh me disiplinën së cilës i kushtoi tërë jetën e vet.
Publisher:
IDK
A janë vallë në gjendje fjalët ta ndryshojnë botën?
Publisher:
IDK
Dhe pas thuajse pesëdhjetë vjetësh Erotizmi vazhdon të mbetet një përvojë transgresive, një rrugëtim në kërkim të së vërtetës deri në skaj të njerëzores, duke mbetur përherë një nga veprat më të rëndësishme të mbarë shekullit të njëzetë.
Publisher:
IDK
Një libër në të cilin, duke u anashkaluar historia dhe gjeografia, por edhe tregimi romanesk si dhe anketimi etnologjik, autori rreket të kuptojë se ç'është bota mesdhetare, ç'janë popujt dhe kulturat që mbart ajo.
Publisher:
IDK
Ky libër jep një paraqitje të përmbledhur e të ilustruar të historisë së Greqisë moderne duke filluar nga shkëndijat e para të lëvizjes kombëtare në shekullin e 18-të, gjer në ditët e sotme. Greqia ishte vendi i parë i Evropës Lindore që fitoi pavarësinë e plotë në vitet 1830 dhe i pari që arriti të anëtarësohej në Bashkësinë Evropiane ne vitin 1981.
Publisher:
IDK
Vepër e një grupi historianësh francezë me emër. Padyshim, vepra më e plotë ndër ato që i janë kushtuar detit Adriatik e viseve përreth. Të këtij deti i cili qysh në fi llimet e historisë ka luajtur përherë një rol mjaft me rëndësi në historinë e njerëzimi, duke qenë herë një rrugë nëpër të cilën Jugu depërtonte në Evropën Qendrore.
Publisher:
IDK
I konsideruar prej shumëkujt romani më i rëndësishëm i D. H. Lawrence dhe një nga romanet më me rëndësi të letërsisë moderne angleze, "Gra të dashuruara", si mjaft prej veprave të autorit, ngjalli shumë diskutime kur u botua, duke u bërë objekt i censurës, para së gjithash për trajtimin me çiltërsi të temës së seksualitetit femëror.
Publisher:
IDK
Misha Glenny, një nga gazetarët më të njohur dhe të famshëm perëndimorë, vjen në shqip me librin më të fundit që cilësohet si një ndërmarrje e jashtëzakonshme ambicioze, por e nevojshme për Europën e Amerikën. Libri i Glenny-t është një shembull i shkëlqyer i rilindjes së historisë narrative në kohën tonë.
Publisher:
IDK
Një vepër që ka në qendër të saj analizën e shndërrimeve në jetën e përditshme dhe ndikimi i tyre në evolucionin e shoqërisë. Në këtë libër autori përpiqet t'u japë përgjigje disa pyetje të tilla si: Ç'nënkuptojmë me fjalët aq shpesh të përdorura "Identitet Europian"?