Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Brand: Kokona
  • Brand: Papirus
  • Brand: Pegi

Publisher: Pegi

Tre ujqit e vegjël, Evjenios Trivizas

"Tre ujqit e vegjël" është, në fakt, një përmbysje e versionit të klasikut komik "Tre derrkucat e vegjël", një legjendë tradicionale e botuar për herë të parë në shekullin e 19-të.
ALL400
More
In stock

Publisher: Pegi

Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit, Moony Witcher

Teksa qytetet e Besias dhe të Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hopi, i cili ka humbur të atin, jeton me dhimbjen e sëmundjes së nënës, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore.
ALL800
More
In stock

Publisher: Pegi

4 ½ shokë, libri i parë, Joachim Friedrich

Karstenit do t'i pëlqente të ndihmonte shokët e tij gjatë hetimeve që bëheshin, por kush ia vinte veshin? Gjithçka ndryshon atë pasdite të bukur kur Karsteni zbulon një zgavër në pyll, prej nga kthehet me një hartë thesari dhe me një verdhushkë në duar...
ALL300
More
Out-of-Stock

Publisher: Papirus

Sokrati i dashuruar, Salim Mokaddem, Yann Le Bras

Oratorët më të ndritur të Athinës mblidhen në një banket sonte. Aty është poeti Aristofan, mjeku Eriksimaka, artisti Fedra dhe sigurisht Sokrati, filozofi mendjehollë. Një çështje e rëndësishme shtrohet para tyr: Ç'është dashuria?
ALL700
More
In stock

Publisher: Papirus

Misteret e Heraklitit, Yan Marchand, Donatien Mary

Njerëz shumë inteligjentë premtojnë gjëra të pamundura: paqen pa luftën, lavdinë pa harresën, jetën pa vdekjen. Nesër, ata do të na trumbetojnë verën pa dimrin dhe ditën pa natën. Po mua Heraklitin, mos vallë më quajnë gomar që mund ta sjellin vërdallë duke i tundur kashtë nën hundë?
ALL700
More
In stock

Publisher: Papirus

E qeshura e Epikurit, Yan Marchand, Jeremie Fischer

E dashur nënë, përshëndetje! Ti beson se Zeusi është i nevrikosur me mua. Më thua se ai do të lëshojë sëmundje mbi shpatullat e mia, se do të vrasë miqtë e mi, se do të më varfërojë dhe se do t'u japë urdhra perëndive të Olimpit të më bëjnë të vuaj. Por të jesh e sigurtë! Kurrë ai nuk do të më pengojë mua të jetoj i lumtur, sepse unë kam vendosur të mos...
ALL700
More
In stock

Publisher: Papirus

Lao-Ceu ose Udha e Dragoit, Miriam Henke, Jerome Meyer-Bisch

Lindja e Lao – Ceut u njoftua nga një kometë. Njeriu i vogël me tiparet e një plaku, arkivist në oborrin perandorak, njohu kotësinë e shkencës. Dëshmitar i korrupsionit të pushtetit, ai u largua për të kërkuar rrugën e vërtetë të urtësisë.
ALL700
More
In stock

Publisher: Pegi

Jeronim Stilton, Hallouini... Obobo, ç'frikë maçoku!

Njoha Hirnushe Terribraksin, një miushe joshëse që banon në një varrezë dhe sorollatet me një makinë varrimi... dhe u detyrova të merrja pjesë në një festë Hallouini me një menu... rrëqethëse! Në libër do të gjesh edhe tërë të fshehtat për të organizuar një festë Hallouini!
ALL500
More
In stock

Publisher: Pegi

Jeronim Stilton, Lojëra udhëtimesh

Po bëheni gati për udhëtim? Në këtë libër do të gjeni plot lojëra që mund t'i bëni në makinë, autobus, tren, avion...për të luajtur e për t'u zbavitur së bashku! Rrugë të mbarë, miq brejtës!
ALL500
More
In stock

Publisher: Pegi

Jeronim Stilton, Një miush fisnik i vërtetë nuk hedh... vickla!

Ç'figurë të shëmtuar prej miu gjirizi të fëlliqur bëri im kushëri Çarku në festën e konteshës Snobikiatis! Kroi hundët me putra, kroi veshët me gishtin e vogël... dhe të gjithë u tallën me të! Por nuk është e vështirë të bëhesh një miush fisnik: mjafton t'i hedhësh një sy udhëzuesit fort zbavitës të Sjelljes Sqimatare!
ALL500
More
In stock

Publisher: Pegi

E kuqe rubini, Kerstin Gier

Guendolina është një vajzë 16 vjeçare që shoqet e konsiderojnë me shumë fat: ajo jeton në zemër të Londrës, në një vilë të mbushur me piktura, sallone rrëzëllitëse dhe nënkalime të fshehta. Përpos këtyre, Gueni zotëron një dhunti të veçantë: ajo është një trashëgimtare e gjenit të udhëtarit në kohë, gjë të cilën, të afërmit e saj fillimisht nuk e besojnë.
ALL900
More
In stock