"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Por çfarë është figura e Budës dhe në ç'periudhë e ç'vend ka jetuar ai? Mos vallë ekzistenca e tij është një mit e ato që tregohen për të janë thjesht legjenda pa bazë reale? Nëse është kështu, kush e krijoi doktrinën e budizmit, atëhere?
Strukturimi i të gjithë librit ndjek një logjikë të kujdesshme që përkon me historinë e saj personale. Dikur fëmija e lumtur, prej një familje të mirë; më pas nxënësja shumë e mirë; adoleshenca me episode të bukura, si ajo me prezantimin që i bën aktori i njohur prej ngjashmërisë...
Title: Klubi i Billderbergerit dhe KosovaOriginal: Bilderberger's SecretsCategory: ConspiracyAuthor: Daniel EstulinAlbanian translator: Vladimir BreguPublisher: Daniel EstulinYear: 2011Pgs. 244Weight: 0.25 kgISBN: 978-99928-4022-4-0
Title: Sekretet e numerologjisë. A janë ditët tona të numëruara?Original: The Secret Science of Numerology - The hidden meaning of Numbers and LettersCategory: AstrologyAuthor: Shirley Blackwell LawrenceAlbanian translator: Edlira Zeka (Qefalia)Publisher: Helga's SecretsYear: 2010Pgs. 359Weight: 0.39 kgISBN: 978-9928-4022-5-7
Title: Rotshildët - Dinastia e parasëOriginal: The Rothschild DinastyCategory: Conspiracy, non-fictionAuthor: John ColemanAlbanian translator: Artan MeçiPublisher: Helga's SecretsYear: 2010Pgs. 278Weight: 0.31 kgISBN: 978-99956-816-5-4
Unë i këshilloj të gjithë të rinjtë prej familjesh fisnike të cilët synojnë të bëjnë udhëtime që të bëhen frimasonë. Por, njëkohësisht do t'i këshilloja ata që të jenë të kujdesshëm kur të zgjedhin lozhën, se ndonëse shoqëria e keqe nuk mund të ketë asnjë ndikim ndërsa janë brenda lozhës, kandidati duhet të ruhet nga njohjet e papërshtatshme.
Në shekullin e XIX – të, shoqëria kineze ishte sakatuar prej një varësie të thellë nga opiumi, i cili sillej më së shumti nga tregtarët britanikë. Për vite të tëra, qeveritë britanike dhe kineze janë përplasur mbi të drejtën e britanikëve për të tregtuar në Kinë dhe për t'u trajtuar nga zyrtarët kinezë si të barabartë.
Pa dijeninë dhe vendimmarrjen e këtij grupi të fshehtë nuk mund të merret asnjë vendim për politikën dhe ekonominë amerikane dhe pa marë Ok e përfaqësuesve të këtij grupi nuk mund të ecin mbarë punet në shumicën e vendeve në Euro – Azi, Afrikë, Lndjen e Mesme, Amerikën Latine, Australi, Lndjen e Largme, Rusi.
Tani mosha m'i ka qetësuar pasionet duke i bërë ato të flashkëta e të pafuqishme, por zemra nuk më është plakur ende dhe kujtesa e ka ruajtur të gjithë freskinë e rinisë. Dhe duke mos i quajtur këto lloj punësh vogëlsira e gjepura, e vetmja keqardhje imja, i dashur lexues, lind nga fakti se nuk kam më fuqi ta vë në jetë, deri në ditën që do të vdes, atë...
Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.