"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Risia e madhe e këtij libri është diskutimi dhe citimi i shumë burimeve, të shoqëruara edhe me qindra foto ilustrative, në lidhje me Hënën dhe rolin e saj për të kontrolluar Tokën si syri i vërtetë i Horusit, sateliti artifical i vendosur nga JT që kanë krijuar njeriun homo sapiensin rreth 15 mijë vjet më parë, atëherë kur Toka ndryshoi këndin zero mes dy...
Morali që mban në këmbë ngrehinën shoqërore të çdo qytetërimi dhe metoda dyshuese tek një filozofi e caktuar e jetës apo besimi gnostik mbi origjinën e saj dhe Universit (feja) tek shumë popuj e qytetërime të vjetra të zhdukura në thellësitë e mjegullnajave të historisë njerëzore gati 8 mijë vjecare të këtij cikli jetësor apo pergjate ketij viti diellor...
Risia e madhe e këtij libri është diskutimi dhe citimi i shumë burimeve, të shoqëruara edhe me qindra foto ilustrative, në lidhje me Hënën dhe rolin e saj për të kontrolluar Tokën si syri i vërtetë i Horusit, sateliti artifical i vendosur nga JT që kanë krijuar njeriun homo sapiensin rreth 15 mijë vjet më parë.
Libri sjell fakte të njohura dhe të panjohura të historisë së Lindjes së Mesme qysh pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, histori të luftrave të nxehta, sidomos ato mes arabëve dhe Izraelit, dhe përpjekjeve e prapaskenave diplomatike.
Në fakt, historia zyrtare flet me disa mënyra për "vetëvrasjen" e Adolf dhe Eva Hitlerit. "Kufomat e çiftit" të marra nga Ushtria Sovjetike si një relike për të mashtruar popujt (në një kohë që as Zhukovi e as Stalini nuk e besonin këtë përrallë që Hitleri dhe Eva kishin vdekur vërtetë).
Një libër fondamental me titull origjinal, "Planeti i XII – të", bazohet në përkthimin dhe deshifrimin e artefakteve të zbuluara në zonën e Sumerisë, Mesopotamisë, Babilonisë dhe Egjiptit të Lashtë; një libër që nuk mund të mos quhet tronditës për çka sjell në kulturën tonë.
Ky libër merret me ndryshimet që ndodhin në spikatjen dhe substancën e identitetit kombëtar amerikan. Spikatja është rëndësia që amerikanët i atribuojnë identitetin e tyre kombëtar krahasuar me shumë identitete të tjerë të tyre.
Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.
Pa dijeninë dhe vendimmarrjen e këtij grupi të fshehtë nuk mund të merret asnjë vendim për politikën dhe ekonominë amerikane dhe pa marë Ok e përfaqësuesve të këtij grupi nuk mund të ecin mbarë punet në shumicën e vendeve në Euro – Azi, Afrikë, Lndjen e Mesme, Amerikën Latine, Australi, Lndjen e Largme, Rusi.
Tani mosha m'i ka qetësuar pasionet duke i bërë ato të flashkëta e të pafuqishme, por zemra nuk më është plakur ende dhe kujtesa e ka ruajtur të gjithë freskinë e rinisë. Dhe duke mos i quajtur këto lloj punësh vogëlsira e gjepura, e vetmja keqardhje imja, i dashur lexues, lind nga fakti se nuk kam më fuqi ta vë në jetë, deri në ditën që do të vdes, atë...
Strukturimi i të gjithë librit ndjek një logjikë të kujdesshme që përkon me historinë e saj personale. Dikur fëmija e lumtur, prej një familje të mirë; më pas nxënësja shumë e mirë; adoleshenca me episode të bukura, si ajo me prezantimin që i bën aktori i njohur prej ngjashmërisë...