Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0 kg - 1.21 kg

Price

Price

  • ALL7 - ALL2,000

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Availability: In stock
  • Brand: Cabej
  • Brand: Plejad
  • Brand: Toena

Publisher: Toena

Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780, E. J. Hobsbawm

Nuk është e pamundur që edhe nacionalizmi të pësojë rënie dora-dorës me rënien e shtetit-komb, pa të cilin të qenët anglez, irlandez, hebre, apo një përzierje e të gjitha këtyre, është vetëm një nga mënyrat e shumta me të cilat, sipas rastit, njerëzit përcaktojnë identitetin e vet.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Toena

Kapitulli i Amerikës, Fatos Kongoli

Kongoli shkruan autobiografinë e tij të dytë teksa shenjat që i ka lënë reagimi ndaj të parës, jo vetëm që nuk i janë shlyer por janë të pashlyeshmne. E megjithatë ai guxon sërish, duke i lënë, ata që s’janë dakord, të qetë në kundështitë e tyre.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Plejad

Jetë paralele, Plutarku, vol. 1

Plutarku, biografi dhe kronikani i parë modern i Mark Antony-t, CÆsar-it, Pericles-it dhe Brutus-it, është jo më pak real për ne sesa temat mitike të tij. Faktet e njohura të jetës së tij janë të pakta, por janë të mjaftueshme për të dhënë një paraqitje të shkurtër dhe të larmishme të Plutarkut.
ALL1,500
More
In stock

Publisher: Cabej

Butrinti, Luigi M. Ugolini

Edhe punëtorët shqiptarë që qëndronin rreth meje dukeshin të emocionuar e të mrekulluar: ishte koka e parë që zbulonim në Butrint. E larë vazhdimisht për t'u shquar më mirë gjatë punës delikate të nxjerrjes nga dheu, koka zuri të shfaqej në gjithë madhështinë e vet: me dritën e bardhësisë së mermerit që kontrastonte me errësirën e plumbtë të baltës dhe që...
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Cabej

Kujtime 1939-1944, Mustafa Greblleshi

Një shkrimtar, gazetar dhe përkthyes përballet me dy diktatura që mbërthyen Shqipërinë njëra pas tjetrës: diktatura e qeverive të krijuara gjatë pushtimit të nazistëve gjermanë të Shqipërisë dhe diktaturës komuniste. Mustafa Greblleshi na paraqet detaje nga jeta e përditshme e Tiranës, Selanikut dhe Athinës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Toena

Pushteti i korruptuar, Rexhep Qosja

... liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të...
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Plejad

Lufta që i dha fund paqes, Margaret MacMillan

Debati mbi zanafillat e luftës ka vite të tëra që zien. Shpjegimi i MacMillan – it shkon drejt e në thelbin e gabueshmërisë politike. Pothuajse çdo hamendësim i bërë nga udhëheqësit europiane doli të ishte i gabuar. I shkruar me elegancë, me portretizime të mrekullueshme të karakterit të aktorëve kryesorë, ky është libër që duhet vlerësuar si gjë e çmuar.
ALL2,000
More
In stock

Publisher: Toena

Përvoja ime në Partinë Socialiste, Servet Pellumbi

Nga ora 13:00-15:00 pata një bisedë kokë më kokë me F. Nanon, në të cilën shtrova tri shqetësime që më mundojnë prej kohësh, aq sa kam menduar edhe të jap dorëheqje nga posti që kam në Parti si zëvendës i Kryetarit. 
ALL900
More
In stock

Publisher: Plejad

Miti arian, Leon Poliakov

Në të vërtetë, njerëzit që i përkisnin kategorisë së parë kishin të drejtë të jetonin, ndërsa ata që i përkisnin kategorisë së dytë ishin dënuar me vdekje; në pjesën më të madhe të rasteve, gjatë katër vjetëve, ky vendim u zbatua.
ALL1,200
More
In stock