Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0.321 kg - 0.87 kg

Price

Price

  • £6.00 - £11.00

History & Current Affairs
history & current affairs books in albanian

History & Current Affairs

Books in Albanian about History and Current Affairs.

Active filters
  • Brand: Pegi

Publisher: Pegi

Nelson Mandela, portret në foto e fjalë

I nderuar nga mbarë bota për kurajën e pamasë dhe fuqinë e tij të moralit, Nelson Mandela shihet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij, kushtuar përpjekjeve për bashkimin dhe demokratizimin e Afrikës së Jugut, vijon të jetë burim frymëzimi.
£6.80
More
Last items in stock

Publisher: Pegi

Lojë me armikun, John Carlin

Mandela, kryepolitikani, na shfaqet si një strateg joshës i aleatëve dhe i kundërshtarëve falë dredhive tërheqëse të një Machiavelli zemërmirë. E vështirë ta dallosh sfidën më të madhe: të përballej me impulset hakmarrëse të lëvizjes së tij apo të bënte për vete minorancën e bardhë e të frikësuar.
£7.65
More
In stock

Publisher: Pegi

Dje, sot, nesër, Sophia Loren

Janë fjalët e Sophia Loren – it, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë, e cila deri më sot, nuk ishte rrëfyer kurrë. Por ndoshta afrimi i datëlindjes së 80 – të apo rastësia e gjetjes së një kutie me fotografi e letra, e ndryshuan këtë gjë.
£8.50
More
In stock

Publisher: Pegi

Të flasim për futbollin, bisedë me Gèrard Ernault, Michel Platini

Një forcë më shtynte drejt futbollit, i cili do të bëhej qëllimi i jetës sime. Duhet të shtoj: i të gjithë ekzistencës sime. Lojtar, imazh reklamash, njeri i medias, seleksionues, konsulent, president i Kupës së Botës, president i UEFA – s dhe kjo nuk është e gjitha. Kjo është forca ime, qëllimi im: shënimi i golit.
£8.50
More
In stock

Publisher: Pegi

Mirëmëngjes, shpresë, Argita Zalli, Detina Zalli

Në librin “Mirëmëngjes, shpresë”, Argita dhe Detina rrëfejnë historinë e tyre të dhembshme të guximit dhe qëndresës. Forca e familjes së tyre, por mbi të gjitha lidhja e pathyeshme që ekziston mes motrave binjake i ushqeu dhe u dha guxim për të kapërcyen sprovën e vështirë.
£10.20
More
In stock

Publisher: Pegi

Çamëria, nëpërmjet kronikave të kohës 1902-1940, Hajredin Isufi

Hajredin Isufi ka lindur në fshatin Rrëzanj, Çamëri më 25 dhjetor 1935. Më 1962 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Histori-Filologji. Ka punuar si arsimtar. Gjatë kësaj kohë, që nga viti 1964, është marrë në vijimësi me studime për historinë e Çamërisë. Ka punuar si bashkëpunëtore i jashtëm në Institutin e historisë, Tiranë. 
£8.50
More
In stock

Publisher: Pegi

Çamëria, studime historike-sociologjike shek XIII-XX, Hajredin Isufi

Lexuesi në këtë libër përmes dokumentacioneve e fotove që e shoqërojnë studimin, do të gjejë një informacion të bollshëm e të bazuar mbi problemin e autoktonisë së shqiptarëve  të çamërisë në trojet e tyre historike, marrëdhëniet gjenetike e etno-kulturore mes çamëve të krishterë dhe atyre myslimanë, mbi marrëdhëniet e tyre në jetën e përditshme e...
£8.50
More
In stock

Publisher: Pegi

Pa mëri, Amik Kasoruho

"Nesër e ke pushim, hë?"Ishte zëri i gardianit, natën e ndërrimit të vitit 1949, kur hapi dritarezën dhe më zgjati tasin me çorbë. Nuk e mora vesh ç'desh të thoshte. Pastaj e pyeta: "Pushim? Pse pushim?" dhe ai, duke shprehur njëfarë habie, m'u gjegj: "Si pse? Nesër fillon Viti i Ri! Nuk punon njeri nesër."
£8.50
More
In stock