Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0 kg - 2.727 kg

Price

Price

  • 0.00 - 41.00

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7.29
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10.93
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10.41
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Brand: Onufri
  • Brand: Skanderbeg Books
  • Brand: Toena

Publisher: Skanderbeg Books

Misioni Im, Lulzim Basha

Në të qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarizmit nën drejtimin e tij; lidhjet e tij familjare e personale dhe historikun e përfshirjes së tij në politikën aktive në vend; tezat mbi gjendjen e ekonomisë sot dhe mënyrën për të dalë nga kolapsi; nevojën akute për të shmangur instalimin e një diktature përmes uzurpimit të...
10.41
More
Out-of-Stock

Publisher: Onufri

Ngritja dhe rënia e Rajhut të tretë, vol. 2, William L. Shirer

Ky dokumentim përfshin dëshmitë e krerëve nazistë e të vuajtësve të kampeve të përqendrimit, ditarët e funksionarëve, protokollet e mbledhjeve sekrete, urdhrat luftarake, letrat private – gjithë atë mori gjërash të shkruara në letër, që shoqëruan fushatën e ethshme të Hitlerit për të pushtuar botën.
20.82
More
Last items in stock

Publisher: Toena

Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780, E. J. Hobsbawm

Nuk është e pamundur që edhe nacionalizmi të pësojë rënie dora-dorës me rënien e shtetit-komb, pa të cilin të qenët anglez, irlandez, hebre, apo një përzierje e të gjitha këtyre, është vetëm një nga mënyrat e shumta me të cilat, sipas rastit, njerëzit përcaktojnë identitetin e vet.
10.41
More
In stock

Publisher: Skanderbeg Books

Biri, Flutura Açka

Gati më shumë se dy vjet pas lamtumirës me të birin, e pashëruar prej dhimbjes së padurueshme të mungesës, ajo merr një “udhëtim” personal dhe me detaje tronditëse nëpër tragën e ferrit që kaploi jetën e saj. Ky vetërrëfim shkon në zemër të lidhjes së epërme Mëmë-Bir dhe është një thirrje për ruajtjen e shkëlqimit të kujtimeve, si e vetmja pasuri që ka...
12.49
More
In stock

Publisher: Onufri

Shën Kolli Mesopotam, Sarandë, Aleksandër Meksi

Ndër monumentet e trashëgimisë kulturore të vendit tonë, monumentet e periudhës gati mijëvjeçare bizantine zënë një vend mjaft të rëndësishëm. Nga kjo kohë ruhen mjaft fortifikime e qendra qytetare si dhe një numër jo i vogël kishash, të cilat, si dëshmi materiale, me vlerat që kanë, hedhin dritë për një periudhë të gjatë historike të shqiptarëve dhe...
31.23
More
Out-of-Stock

Publisher: Toena

Ujku i murrmë. Jeta dhe vepra e Mustafa Qemal Ataturkut, H. C. Armstrong

Ai ishte modeli dhe ideali i tyre. Përveç rëndësisë së madhe historike, ky libër, i botuar për herë të parë në vitin 1933, është gjithashtu një studim magjepsës i një figure jashtëzakonisht komplekse dhe kontradiktore, brenda së cilës vetëdisiplina e hekurt dhe aftësia për vetëbraktisje, qëndronin krah për krah duke përforcuar kësisoj njëra-tjetrën.
10.41
More
Out-of-Stock

Publisher: Toena

Kapitulli i Amerikës, Fatos Kongoli

Kongoli shkruan autobiografinë e tij të dytë teksa shenjat që i ka lënë reagimi ndaj të parës, jo vetëm që nuk i janë shlyer por janë të pashlyeshmne. E megjithatë ai guxon sërish, duke i lënë, ata që s’janë dakord, të qetë në kundështitë e tyre.
10.41
More
In stock

Publisher: Onufri

Arbërit e Jonit, Pëllumb Xhufi

Mbi bazën e burimeve të shumta, në një pjesë të madhe të panjohura e të zbuluara prej tij në arkivat e Venedikut, studjuesi i njohur i Mesjetës shqiptare, Prof. Pëllumb Xhufi, evidenton rolin e luajtur në ngjarjet historike të atyre shekujve nga shqiptarët e Labërisë, të Himarës, të Delvinës e të Çamërisë.
41.64
More
Out-of-Stock

Publisher: Onufri

55 ditë, Mirela Oktrova

Personalisht emocionohem edhe sot po aq fort sa dikur, sa herë që u rikthehem fotove të kohës... Por akoma më shumë prekem, kur lexoj ditarin e atyre ditëve, emocionin e të cilit shpresoj ta përjetojë me të njëjtën forcë edhe lexuesi...
20.82
More
In stock

Publisher: Skanderbeg Books

Turist në utopi, Rune Ottosen

Çdo shqiptar, i cili një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar në diktaturë, i kujton fare mirë grupet e “turistëve” të rinj të Europës veriore që shpesh, si pjesë e grupeve m – l, silleshin rrotull Shqipërisë në vitet 70’, nëpër kantieret e mëdha të socializmit, të preknin “sukseset” e planeve pesëvjeçare.
12.49
More
In stock