Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
£0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
£5.95
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
£8.93
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
£8.50
More
In stock
All best sellers

List of products by brand Morava

Morava
Active filters

Publisher: Morava

Të rendësh pas telasheve, Alan Brandlay

Është vera e vitit 1950 dhe disa ngjarje të pashpjegueshme kanë ngërthyer Bakshoun, rezidencën e kalbur angleze, që familja e Flavias e quan shtëpi. Një zog i ngordhur gjendet në pragun e derës së shtëpisë me një pullë poste të vendosur çuditërisht në sqepin e tij.
£6.80
More
In stock

Publisher: Morava

Faleminderit për këtë çast, Valerie Trierwellier

Në krah të Fransua Holand, Valerié Trierwellier u bë Gruaja e Parë e Francës, deri në momentin kur gazetat botuan fotot e tradhëtisë së tij me nje grua më të re, aktore e shquar kinemaje. Ajo në ato momente u dorëzua, ndërkohë që ai i dha lamtumirën.
£6.80
More
In stock

Publisher: Morava

Si të vrasësh tët shoq, Kathy Lette

Kush nuk e ka menduar të paktën një herë, që të vrasë të shoqin, le të ngrejë dorë. Një shaka apo një shfrim dufi mes shoqesh, sigurisht... Po çfarë do të bënit sikur mbrëmjen e të kushedisesatit përvjetor të martesës do të zbulonit që ai ju tradhton?
£6.80
More
In stock

Publisher: Morava

Një burkë për dashurinë, Reyes Monforte

Kur Maria mori vesh se burri pas të cilit linte mendjen si një aguridhe kish lindur në një vend që quhej Afganistan, nuk e mbajti dot gazin dhe u tall me atë vend të largët që s'ia kish zënë veshi kurrë më parë.
£6.80
More
In stock

Publisher: Morava

Vajza amerikane, Monika Fagerholm

1969. Një vajzë e re amerikane, Edi dë Uajër, shkon në një ishull të Finlandës për të vizituar teton e saj, që jeton në Shtëpinë e Xhamit. Dy djelmosha bien kokë e këmbë në dashuri me të dhe, kur ajo zhduket sa hap e mbyll sytë e pa asnjë shkak, njëri prej tyre gjendet i vetëvarur në hambar. Ky është fillimi i "misterit të vajzës amerikane", që do të...
£6.80
More
Out-of-Stock

Publisher: Morava

Skena me shkëlqim, Monika Fagerholm

I shtrirë në dy pole, në vitin 1989 dhe në vitin 2012, ky rrëfim krijon me të gjitha pjesëzat një kaleidoskop të rrezikshëm ku fantazia, loja, imagjinata fshehin çmendurinë dhe, ndonjëherë, humnerën. Me personazhe kryesore dy vajza të vogla, që ishin shfaqur kalimthi te Vajza amerikane dhe që janë bërë, në këtë libër, dy gra të rritura enigmatike, Skena...
£6.80
More
In stock

Publisher: Morava

E shoqja e tigrit, Tea Obreht

Në një vend ballkanik, që po shëron plagët e luftës, Natalia, një doktoreshë e re, përpiqet të zbulojë rrethanat e mistershme të vdekjes - që ndodhi së fundmi - të aq të dashurit gjysh të saj. Teksa kërkon gjurmët, ajo i kthehet kopjes së vjetruar të Librit të xhunglës dhe rrëfimeve të vetë gjyshit për takimet me Njeriun-që-nuk-vdiste-dot.
£6.80
More
Last items in stock

Publisher: Morava

Falmi sytë e tu, Torsten Pettersson

Në parkun publik dhe të qetë të Forshallës, në Finlandë, dikush ka mbytur një grua, ia ka nxjerrë sytë dhe i ka skalitur germën A në bark. Detektivi Lindmark merr në pyetje dhe arreston të fejuarin e viktimës, i cili e pranon vrasjen nën presion. Por pas ca kohësh, gjenden dy kufoma të tjera.
£6.80
More
Out-of-Stock

Publisher: Morava

Haremi i Gadafit, Annick Cojean

Jeta e Sorajës, një vajze pesëmbëdhjetëvjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj dhe e ul dorën mbi kokën e saj duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar.
£6.80
More
Out-of-Stock

Reference: SKU001491

Publisher: Morava

Lindja e Afërditës, Sarah Dunant

Aleksandra Çeki nuk i kishte mbushur ende të pesëmbëdhjetat kur i ati, një tregtar stofrash, solli në pallatin e tyre në Firence, një piktor nga Evropa Veriore për të pikturuar kapelën e familjes. E rritur në periudhën e Rilindjes, me një zgjuarësi të spikatur dhe prirje për pikturë, Aleksandra u deh nga talenti i tij.
£7.23
More
Out-of-Stock

Publisher: Morava

Gruaja e doktorit, Daniel Hurst

Burri im është mjek. Ai është i zgjuar, simpatik dhe të gjithë i besojnë atij. Përveç meje. Në sipërfaqe, duket sikur i kam të gjitha – martesën e përsosur, burrin që dua, jetën harmonika. Por, është larg nga e vërteta.
£8.50
More
In stock