Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0.201 kg - 0.772 kg

Price

Price

  • ALL500 - ALL1,500

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Categories: Reference books
  • Brand: Onufri
  • Brand: Pegi

Publisher: Pegi

Biseda rreth seksit, Vannesa Marin, Xander Marin

Komunikimi është i rëndësishëm në një marrëdhënie, por njerëzit nuk dinë si t'i qasen e të flasin për një temë kaq delikate. Ka njerëz që nuk kanë folur kurrë për seksin dhe vetëm nga mendimi i një bisede të tillë, mund të mbulohen me djersë të ftohta.
ALL1,200
More
In stock

Publisher: Pegi

As të parët, as të fundit, Esther Perel

Mjafton ky mëkat i vogël që t’i japë fund marrëdhënies së një çifti, lumturisë apo identitetit të tyre: një aferë. Por, edhe pse kaq e përhapur, kjo dukuri kuptohet fare pak. Ky libër nuk flet vetëm për mosbesnikërinë.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Onufri

Kultura e çajit në Rrugën e Mëndafshit, Eda Merepeza

Në fillim ishte gjethja. Pastaj u shtua uji. Dhe njerëzimi njohu çajin. Nëse mrekullitë e botës do të ishin dhe ushqimore, çaji duhet të ishte në krye të listës. Sepse një filxhan çaji sfidon botën kaotike, si pjesë e filozofisë së jetës.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Onufri

Ora me qyqe, Rexhep Ferri

Rexhep Ferri ecën drejt të qenësishmes brenda baraspeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme, ku ndeshen, do të thoshim, gravitacionet e tokës dhe të materies...
ALL1,250
More
In stock

Publisher: Pegi

Arti për t'u bërë i paharrueshëm, Dale Carnegie

Ky libër, krijuar nga një prej markave më të besueshme dhe të suksesshme në trajnimet e biznesit, nxjerr në pah dhjetë teknikat thelbësore për të zhvilluar dhe përvetësuar disa cilësi e aftësi për t'u bërë njeri i dashur dhe i suksesshëm me njerëzit.
ALL800
More
In stock

Publisher: Pegi

Mendimi kritik i një qytetari, Gilman Bakalli

Në këtë përmbledhje janë "fotografuar" momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë, mediave etj. të shoqërisë shqiptare gjatë këtij "tranzicioni të përhershëm". Në trajtimin e çështjeve, autori ka zgjedhur si model të tijin të preferuar mendimin kritik.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Pegi

Për bukurinë e fëmijës suaj, Pëllumb Karagjozi

Ky libër ka qëllim t'i përgjigjet problemeve të nënave ose të kujtdo që kryen funksionin e nënës, edukatores, pra të kujtdo që mundet, në njëfarë mënyre, të ndihmojë fëmijën të rritet mirë dhe shëndetshëm. Në këtë libër, paraqiten shkurtimisht proceset e rritjes, tek i porsalinduri, te fëmija dhe tek adoleshenti.
ALL800
More
In stock

Publisher: Onufri

Dekorimet, nga Princ Vidi deri sot, Filip Rrumbullaku

Shteti... që ndodhet ndërmjet meritës si vlerë e veçantë dhe dekoratës si një mjet nderimi – e akordon këtë të fundit vetëm kur ajo meritohet në mënyrë të padiskutueshme. Në këtë rast, ai mban një qëndrim aktiv dhe promovues ndaj meritës.
ALL1,500
More
Last items in stock

Publisher: Onufri

James, studenti im amerikan ushtar në Irak, Fatos Tarifa

James Perkins. Një emër i zakonshëm. Një prej mijëra studentëve, të cilëve u kam dhënë mësim deri më sot. Dhe një prej miliona ushtarëve amerikanë që kanë shërbyer―ose luftuar―përtej dy oqeaneve që i ndajnë Shtetet e Bashkuara nga pjesët e tjera të globit. Megjithatë, një njeri i jashtëzakonshëm. Një qenie njerëzore e mahnitshme.
ALL500
More
In stock

Publisher: Pegi

Shtatzënia ditë pas dite, Susan Magee, Kara Nakisbendi

E vështirë nuk do të thotë se dot pendohesh që ke mbetur shtatzënë. E vështirë nuk do të thotë se nuk do të bëhesh një nënë e shkëlqyer. Shtatzënia është e mrekullueshme: shumë e mrekullueshme. Gjithashtu është e mbushur me gëzim, kënaqësi, argëtim, çiltërsi dhe po: është e vështirë.
ALL800
More
In Stock