Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0.108 kg - 1.236 kg

Price

Price

  • ALL270 - ALL3,000

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Categories: History & Current Affairs
  • Categories: New arrivals 2019
  • Brand: Dy lindje dhe dy perëndime
  • Brand: Onufri

Publisher: Onufri

Nga Çaslavi në Hollywood, Miloš Forman

Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që të qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju Jork Milosh Formanit, tamam në...
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Onufri

Kur këndonin gjelat e tretë, Agron Tufa

Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes. Qëllimi im ka qenë t’u jap zë këtyre hijeve tragjike, të cilat mbushën skenat mortore përgjatë ritualit...
ALL900
More
In stock

Publisher: Onufri

Ngritja dhe rënia e Rajhut të tretë, vol. 2, William L. Shirer

Ky dokumentim përfshin dëshmitë e krerëve nazistë e të vuajtësve të kampeve të përqendrimit, ditarët e funksionarëve, protokollet e mbledhjeve sekrete, urdhrat luftarake, letrat private – gjithë atë mori gjërash të shkruara në letër, që shoqëruan fushatën e ethshme të Hitlerit për të pushtuar botën.
ALL2,000
More
Last items in stock

Publisher: Dy lindje dhe dy perëndime

Fryma e përgjithshme, Thomas Paine

Publikuar fillimisht në mënyrë anonime më 10 janar 1776, Fryma e përgjithshme është eseja që kontribuoi në formimin e Shteteve të Bashkuara përmes argumentimit në favor të një qeverisjeje egalitare. Ky është libri që u shit dhe qarkulloi me shumicë, duke u lexuar me zë të lartë nëpër tavernat e luftëtarëve të Revolucionit Amerikan dhe sot e kësaj dite...
ALL500
More
In stock

Publisher: Dy lindje dhe dy perëndime

Homo Ludens, Johan Huizinga

Teza kryesore e librit është shumë e thjeshtë: Kultura është e themeluar mbi lojën dhe është një formë e lojës. Elementi i lojës mund të vërehet në të gjitha aspektet e ndryshme të kulturës, duke filluar në aktivitetet në dukje të padëmshme të kohës së lirë e deri te sistemet më serioze dhe më të zhvilluara, të tilla si bota e financës, institucionet...
ALL1,200
More
In stock

Publisher: Onufri

Shën Kolli Mesopotam, Sarandë, Aleksandër Meksi

Ndër monumentet e trashëgimisë kulturore të vendit tonë, monumentet e periudhës gati mijëvjeçare bizantine zënë një vend mjaft të rëndësishëm. Nga kjo kohë ruhen mjaft fortifikime e qendra qytetare si dhe një numër jo i vogël kishash, të cilat, si dëshmi materiale, me vlerat që kanë, hedhin dritë për një periudhë të gjatë historike të shqiptarëve dhe...
ALL3,000
More
Out-of-Stock

Publisher: Dy lindje dhe dy perëndime

Orientalizmi, Eduard Said

Të besosh që Orienti është i krijuar, ose siç unë e quaj “orientalizuar”, dhe të besosh se kjo që  ka ndodhur është thjesht një nevojë e imagjinatës, është mungesë e madhe sinqeriteti. Lidhja që ekziston ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, është një lidhje force e dominimi e një hegjemoni komplekse në gradë të ndryshme.
ALL1,200
More
In stock

Publisher: Onufri

Zogj në gojë, Samanta Schweblin

Ne mendojmë se ekziston vetëm një mënyrë për gjithçka, por shpesh, nuk ndodh kështu- pritshmëritë tona mbi mënyrën se si të tjerët veprojnë, dashurojnë, frikësohen, mund të kthehen përmbys.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Onufri

Dead End, Virion Graçi

Histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme. 
ALL1,000
More
In stock