Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0 kg - 250 kg

Price

Price

  • ALL5 - ALL7,500

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Brand: Dituria
  • Brand: Reklama

Publisher: Dituria

Gjysmëmollë, Matteo Bussola

Çfarë ndodh kur kupton, për herë të parë, që dikush të pëlqen? Viola e kuptoi se po e shihte Markon me tjetër sy një pasdite tetori, ditë e hënë, në oborrin e shkollës, teksa ai luante futboll dhe retë e mëdha të bardha vraponin në qiell; njëra prej tyre i ngjasonte një ariu.
ALL700
More
In stock

Publisher: Dituria

Nga asnjëra anë, Julia Navarro

Izrael, sot. Çdo natë, fjalët kërcënuese të Abirit i dalin në ëndërr Jakov Bodenit, një ushtar që ka marrë pjesë në atë operacion teksa kryente shërbimin e detyruar ushtarak, duke u përballur me situatën e vështirë për të luftuar me armiq që në fakt nuk i kishte zgjedhur kurrë. Jakovi, bir i dy prindërve francezë, vazhdon të ndihet si i huaj në Izrael dhe...
ALL1,400
More
In stock

Publisher: Dituria

Princeshëza e hënës, Virgjil Muçi

Princeshëza e hënës është një ëndërr që flatron mbi krahët e imagjinatës dhe na shpie në planetin e argjendtë, atje ku dita e nata, realiteti e fantazia, jeta e vdekja ndërthuren dhe këmbejnë rolet me njëri-tjetrin.
ALL700
More
In stock

Publisher: Dituria

Vrasja në famulli, Agatha Christie

Hetimet e policisë lokale nuk zbulojnë asgjë, por zonjusha Marpëll, me mendjen e mprehtë brisk dhe intuitën e lindur, falë aftësisë për t’u vënë veshin fjalëve në fshat dhe për të hyrë thellë në shpirtrat e njerëzve, do të jetë në gjendje të zbulojë fajtorin, tek i cili askujt nuk i shkon ndër mend të dyshojë.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Dituria

Dritonjëza dhe fëmijët e detit, Annet Schaap

Shpejt Dritonjëza përfshihet në një aventurë përrallore brenda një bote sirenash e piratësh, ku i duhet të luftojë me të gjitha forcat për miqësinë, lirinë dhe të drejtën për të qenë ndryshe
ALL900
More
Last items in stock

Publisher: Dituria

Këngë Krishtlindjeje, Charles Dickens

Është një dimër i acartë ai kur fillon historia, tamam vigjilja e Krishtlindjes: për disa - periudha më e bukur e vitit, ndërsa për plakun Skruxh, i vetmuar dhe i mbyllur në guaskën e vet si midhje, është thjesht “koha kur shihesh në pasqyrë dhe i bie në të se je një vit më i plakur, por as edhe një orë më i pasur”.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Dituria

Xhaxhallarët e Sicilisë, Leonardo Sciascia

Katër tregimet e librit Xhaxhallarët e Sicilisë (1958), një lloj trilleri politik, janë frytet e para të pjekurisë së Sciascia-s, si shkrimtar. Në këto histori, iluzionet rreth ideologjisë dhe historisë shkrihen në gëzim e në vuajtje, kurse pafajësia e shumëkujt o zhbëhet, o  braktiset. Çdo tregim ka momentin e vet historik: zbarkimi i aleatëve në Sicili,...
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Dituria

Braktisje, Elisabeth Åsbrink

Kështu Katerina - pas të cilës fshihet vetë autorja - rindërton historinë e Ritës, ardhjen e saj të rastësishme në Londër, marrëdhënien e gjatë klandestine me Vidalin, një hebre sefardik i mërguar nga Selaniku dhe së fundi martesën e vonuar e dëshpëruese
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Dituria

Gruaja me kimono të bardhë, Ana Johns

Ajo niset në një udhëtim të gjatë për të zbuluar të vërtetën. Gruaja me kimono të bardhë është një portret prekës i dy grave: njëra e ndarë mes traditës e zemrës dhe tjetra që kërkon një përgjigje për pyetjen se çfarë është në të vërtetë familja.
ALL1,250
More
In stock