Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0 kg - 2.984 kg

Price

Price

  • ALL400 - ALL5,000

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Brand: Dritan Tirana
  • Brand: Morava

Publisher: Dritan Tirana

Abatja e Kastros, Stendhal

E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.
ALL600
More
Out-of-Stock

Publisher: Dritan Tirana

Adrenalina, Zlatan Ibrahimovic

Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për...
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Morava

Alarm i kuq, Bill Browder

Do të ishte hera e dytë në historinë postsovjetike që Rusia do të gjykonte një perëndimor në mungesë. Por, nuk ishte kjo pjesa më e keqe.
ALL1,200
More
In stock

Publisher: Dritan Tirana

Amerika ose I zhdukuri, Franz Kafka

Kafka dëshironte ta quante të parin në radhën e romaneve të veta "I zhdukuri" (fjalë pa "K" në gjermanisht); Maks Brodi, botuesi i tij, e quajti këtë roman "Amerika", duke i kthyer veprës "K-në" gjermane, "K-në" e Evropës Qendrore, "K-në" e Jozef K, "K-në në vetvete si "K", me tërë tingëllimën e saj aq të dashur për Kafkën.
ALL1,000
More
In stock

Reference: K1R1

Publisher: Morava

Bastardi i bukur, Christina Lauren

Kloja mendjemprehtë dhe e vendosur, që është në prag të marrjes së diplomës së masterit, ka një problem të vetëm: shefin e saj, Benetin. Tridhjetëvjeçari joshës, arrogant dhe egocentrik, është po aq i urryeshëm sa magnetik. Një Bastard i bukur.
ALL800
More
Out-of-Stock

Publisher: Morava

Besnikja, libri i tretë, Veronica Roth

Shoqëria e mbështetur te grupimet ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet... e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Morava

Biblioteka e Parisit, Janet Skeslien Charles

Një libër që ekploron marrëdhëniet, që na bëjnë të jemi këta që jemi, si dhe mënyrën si e ndihmojmë apo e dëmtojmë njëri-tjetrin.Bazuar në historinë e vërtetë të punonjësve të Bibliotekës Amerikane në Paris, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
ALL1,200
More
In stock

Publisher: Morava

Biblioteka e të vdekurve, Glenn Cooper

Ky roman e ka zanafillën në dhjetor të vitit 782 në një abaci në ishullin Vektis (Angli), kur Oktavusi i vogël, që murgjit e strehuan për bamirësi, merr një pergamenë dhe nis të shkruajë një varg pambarim emrash të shoqëruara përbri me numra. Një listë enigmatike dhe trazuese.
ALL900
More
In stock

Publisher: Morava

Biblioteka sekrete e Aushvicit, Antonio Iturbe

Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje. Këto sende janë të rrezikshme, nuk mund t’i zotërosh. Nuk qëllojnë, nuk janë me majë, as prerës apo lëndues. Janë thjesht libra: të vjetër, të shkalafitur, me faqet e grisura, thuajse copë e çikë. E megjithatë nazistët i...
ALL1,200
More
In stock

Publisher: Morava

Bletërritësi i Alepos, Christy Lefteri

Sa do të doja që të çlirohesha nga mendja ime, që të mund të isha i lirë nga kjo botë dhe të shpëtoja nga gjithçka që kam njohur dhe kam parë në këto vitet e fundit. Po fëmijët që kanë mbijetuar - çfarë do të bëhet me ta?! Si do t’ia dalin ata që të jetojnë në këtë botë?
ALL1,000
More
In stock