Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0 kg - 510 kg

Price

Price

  • ALL300 - ALL5,000

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Brand: Living
  • Brand: Morava

Publisher: Morava

Eksperimenti, Mirto Azina Hronidi

Marrëdhënia e një çifti erotik formon boshtin qendror të librit, ndërsa përshkon tejpërtej shumicën e rrëfimeve me forma, variacione dhe këndvështrime të ndryshme. Që në fillim të rrëfimit, Ai dhe Ajo, të vendosur në pozicionet e tyre si protagonistë të librit, marrin një zotim për t'iu nënshtruar një "eksperimenti" me kushte të barabarta.
ALL500
More
In stock

Publisher: Living

Dhëmbët e mëdhenj të gomarit Zilko, Edi Gogu

Botimet Living prezantojnë "Dhëmbët e mëdhenj të gomarit Zilko", një përmbledhje me përralla dhe tregime të zgjedhura nga autorja aq e dashur e librave për fëmijë, Edi Gogu. Histori sa argëtuese, aq edhe edukative... shoqëruar me ilustrime nga më të bukurat e lozonjaret, për të kënaqur shijet e të vegjëlve tuaj.
ALL500
More
In stock

Publisher: Morava

Motrat, Deirdre Madden

Luçia është një anesteziste, që nuk arrin të flejë natën. Gjatë orëve të pagjumësisë struket në leximin e ditarëve antikë të stërgjyshit me përshkrime pedante ëndrrash; gjatë ditës, përveç se në spitalin civil punon edhe në dy institute të ndryshme: te Mortëmbla dhe te Frizeri.
ALL600
More
In stock

Publisher: Morava

Çifutja e Amsterdamit, Bergljot Hobæk Haff

Në Europën e shekullit XVI, një burrë endet rrugëve bashkë me fëmijën e vet. Me origjinë portugeze, ata ia kanë mbathur nga Italia dhe nga getoja veneciane, duke marrë rrugën drejt Holandës. Sipas vendeve ku kalojnë, fëmija quhet Johan, Hans, Xhovani, Zhan... por emrin e vërtetë e ka Juana. Mërgimi i ka shtrënguar të fshehin identitetin dhe të ndryshojnë...
ALL600
More
In stock

Publisher: Morava

Vrasja ime e parë, Leena Lehtolainen

Pas disa vitesh punë në policinë e shtetit, ku rutina e procesverbaleve dhe e marrjes në pyetje të keqbërësve të parëndësishëm e mërziste, Maria Kallio fillon të studiojë sërish në Fakultetin e Drejtësisë. Por ngaqë i mungon aksioni, pranon një punë në polici si zëvendësuese. Gjatë kësaj kohe do t'i paraqitet rasti të kryejë hetimin e parë kriminal.
ALL600
More
Out-of-Stock

Publisher: Living

Masha dhe Ariu, Udhëtoni me lojëra

Udhëtoni me lojëra në shoqërinë e Mashës dhe të ariut: një kënaqësi e papërsëritshme! Edhe nëse jeni duke shkuar me pushime, te një mik apo duke bërë një shëtitje, librin mund ta merrni gjithmonë me vete!
ALL700
More
In stock

Publisher: Living

Masha dhe Ariu

Masha ka ëndërruar gjithmonë të bëhej superheroinë. Nuk do të ishte e vështirë, nëse dikush do të kishte nevojë për ndihmë.
ALL700
More
In stock

Publisher: Living

Kandidi ose optimizmi, Voltaire

Përmes historisë plot peripeci e sprova të të riut Kandid, mësuesit të tij, dr. Panglosit, të dashurës së tij të zemrës, Kynegondës, dhe një morie personazhesh të tjera, Volteri satirizon pa mëshirë ndjenjat, shkencën, filozofinë dhe qeverisjen.
ALL700
More
In stock

Publisher: Living

Ura e Mbretit Shën Luigj, Thornton Wilder

"Ura e Mbretit Shën Luigj" është novela e autorit të mirënjohur amerikan Thornton Wilder, e cila ka fituar çmimin Pulitzer në vitin 1928 dhe ka kënaqur shijet e lexuesve në mbarë botën. Është viti 1714. Në Peru, një urë e ndërtuar nga Inkasit një shekull më parë shembet dhe bashkë me të edhe pesë njerëzit që po kalonin në të.
ALL700
More
In stock