Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0.089 kg - 0.845 kg

Price

Price

  • ALL360 - ALL1,500

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Categories: World Literature
  • Brand: Berk
  • Brand: Dritëro
  • Brand: Zenit Editions

Publisher: Berk

Krokodili, Fjodor Dostojevski

Përmbledhje me dy novela e Dostojevskit, përkthyer në 1978 në Burgun e Burrelit. Krokodili vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, në varietetin gjuhësore të shkodranishtes letrare.
ALL900
More
In stock

Publisher: Berk

Antologji e poezisë bashkëkohore greke

Poetët e përfshirë në të janë të rinj, shumica prej tyre nën dyzetë, por ata bartin me vete bagazhin e një tradite të pasur të poezisë greke, duke u bërë kështu pjesë e periudhës post-moderne të shkruar pas konsolidimit shtetëror të viteve ’70. Vëzhgimi i mprehtë e i thellë i këtyre poetëve të rinj, krahas disa prej patriarkëve të poezisë greke është i...
ALL1,200
More
In stock

Publisher: Berk

Vdekja aksidentale e një anarkisti, Dario Fo

Libri lexohet me një frymë e madje të grish t’ua lexosh miqve me zë të lartë. Ndonëse duke lexuar therja e ironisë shkon deri aty sa t’i bëjë dialogjet të duken të stisura, çdo dialog bazohet mbi fakte dhe deponime konkrete. 
ALL700
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Narratori, Walter Benjamin

Ajo që magjeps Benjaminin është jo ideja, por fenomeni. Ndaj, ku përcaktohet se e magjepsi doktrina e superstrukturës e skicuar përmbledhtazi nga Marksi, gjendet fill më pas apo merret e mirëqenë që te kjo lidhje me materien atij i interesonte sesi shpirti dhe shpërfaqja lëndore lidheshin aq ngushtë sa bëhej logjike të zbuloje gjithkund ’correspondances’...
ALL400
More
In stock

Publisher: Dritëro

Leksione amerikane, Italo Calvino

E lehta, Shpejtësia, Saktësia, Dukshmëria, Larmia, koncepte që duhet të informojnë jo vetëm mbi veprimtarinë e shkrimtarëve, por edhe mbi çdo hap të ekzistencës sonë shumë të shkujdesur e të shpërqendruar. Këto vlera, cilësi, apo veçori të letërsisë, që ai i kishte më për zemër, u përpoq t’i vendoste në perspektivën e mijëvjeçarit të ri.
ALL800
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Zonja Eduarda dhe tregime të tjera, Georges Bataille

Georges Bataille mbetet një nga figurat më të shquara të letërsisë së shekullit të XX – të, aq shumë ai u përpoq nëpërmjet studimit kritik të ligjërimit të shkruar – i cili sipas tij nuk mund të jetë veçse prometean – të jetojë nën shkapërthyerjen e furishme të rregullave, eksperiencën e skajshme, dhe asaj që një njeri "di prej faktit të të qenit".
ALL400
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Histori e syrit, Georges Bataille

"Histori e syrit", roman i shkrimtarit francez Georges Bataille (1897 – 1962), botuar për herë të parë më 1928 fshehtas me pseudonimin Lord Auch. Ky libër është fryt i një psikanalize, ai duhet konsideruar jo aq një përligjje sesa vetë shenja e një domosdoshmërie, që e ka shtyrë autorin ta verë veten në rrezik në librin e tij ashtu siç bën toreadori në...
ALL600
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Amerika, Jean Baudrillard

Lexo Amerikën të zbulosh të nëndheshmen e një kontinenti përrallash. Të qasësh një tjetër univers, një tjetër kohë, një tjetër botë. Të rrokësh imazhet e një utopie të çuditshme që, pa reshtur, përkundet mes ëndrrës dhe realitetit.
ALL500
More
Out-of-Stock

Publisher: Zenit Editions

Tregime amerikane të shekullit të XX

Në këtë vëllim janë përmbledhur tregimet: "Episodi Kugelmas" të Woody Allen, "Kortezi dhe Montezuma" të Donald Barthelme, "Dëborë" nga Ann Beattie, "Sirena e Farit" e Ray Bradbury, "Katedralja" e Raymond Carver, "Një trëndafil për Emilinë" e William Faulkner etj.
ALL700
More
In stock