Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0 kg - 1.884 kg

Price

Price

  • ALL17 - ALL4,000

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Brand: CUNEOS
  • Brand: Odeon
  • Brand: Princi

Publisher: CUNEOS

Kushtetuta e lirisë, F. A. Hayek

Një nga filozofët më të rëndësishëm të ekonomisë, me këtë libër kontribuoi në valën e madhe të liberalizmit ekonomik të njohur si epoka Thatcher-Reagan dhe që duket se përfundoi me kolapsin financiar të vitit 2008. 
ALL1,300
More
In stock

Publisher: CUNEOS

Parahistoria, Chris Gosden

Parahistoria mbulon periudhën prej rreth 4 milion vite para fillimit të historisë së shkruar, kur paraardhësit tanë më të hershëm, australopetikinët ekzistonin në Afrikë. Megjithatë kjo periudhë është relativisht e vonë në krahasim me historinë e tokës, e cila daton diku rreth 4.5 miliardë vite më parë.
ALL800
More
In stock

Publisher: CUNEOS

Muzika e filmit, Kathryn Kalinak

Një histori e shkurtër e muzikës së filmit që nga koha kur filmi nuk kishte mësuar ende të fliste dhe muzika shkoqëruese luhej drejtpërsëdrejti në sallat e kinemave e deri në kohën tonë. 
ALL700
More
In stock

Publisher: Odeon

Bloc notes, Ylli Demneri

Dhe një libër si Bloc notes, të ndërtuar pikërisht me fragmente, gjen të ndërthurura shprehjet më të zakonta e më të larmishme të mendjes: mendime, qëndrime, ndjenja, gjëra të para, të dëgjuara, të shijuara, reale dhe imagjinare, në shtëpinë e fëmijërisë dhe në dhomat e kujtesës, në rrugicat e lagjes dhe në udhët e botës
ALL700
More
In stock

Publisher: CUNEOS

Muzika, një hyrje e shkurtër, Nicholas Cook

Perspektiva e Nicholas Cook – ut ndikohet gjerësisht nga kontributet më të fundit në shumë disiplina të lidhura me muzikën. Libri, ama, nuk i largohet boshtit kryesor dhe e trajton mirë argumentin qendror. Mund të merret si pikë referimi në vlerësimin e kësaj çështjeje... shkurt, nuk mund të bëhej më qartë se kaq.
ALL700
More
In stock

Publisher: CUNEOS

Miti, një hyrje e shkurtër, Robert A. Segal

Në këtë libër të vogël, njeriu gjen shumë më shumë se sa mendon se një libër i tillë mund të përmbajë. Lista e gjatë e pamjeve të shkurtra për mitin do t’i shërbejë mjaft shumë studentit fillestar.
ALL700
More
In stock

Publisher: CUNEOS

Shqipëria, ndërtimet, kostumet dhe veglat e Shqipërisë së Veriut, Franz Baron Nopcsa

Franz Baron Nopcsa njihet si një prej albanologëve më të shquar për vrojtimet, përshkrimet, analizat e krahasimet e kulturës së jetës shqiptare. Ky libër sjell edhe një aspekt të studimit të tij esencial për kulturën materiale të shqiptarëve, të cilët ai i kishte vizituar, njohur e analizuar prej së afërmi dhe me nge.
ALL700
More
Out-of-Stock

Publisher: Princi

Duke kërkuar Itakën, Frederik Rreshpja

Për Frederik Rreshpjen, një nga poetët e rëndësishëm shqiptarë të shekullit XX, gjithçka ka qenë e vonuar. E tillë, e vonuar, ka qenë hyrja dhe njohja e tij në letrat shqipe, pastaj rikthimi, më saktë njohja e dytë, pas fatkeqësisë komuniste, që ka qenë në radhë të parë fatkeqësia e tij.
ALL1,200
More
In stock

Publisher: Odeon

Disiplinë dhe ndëshkim, lindja e burgut, Michel Foucault

Foucault e ka zbërthyer më së miri projektin ideal të mjediseve të mbylljes, veçanërisht i dukshëm në rastin e uzinës: përqendrim; shpërndarje në hapësirë; renditje në kohë; ndërthurje në hapësirë – kohë e një force prodhimi rezultati i të cilës duhet të jetë më i lartë se shuma e forcave fillestare.
ALL1,000
More
Out-of-Stock