Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0 kg - 1.82 kg

Price

Price

  • £0.00 - £39.00

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
£0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
£5.95
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
£8.93
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
£8.50
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Availability: Not available
  • Brand: OMBRA GVG
  • Brand: Pegi

Publisher: OMBRA GVG

David Selenicasi, Ahilino Palushi

Ka shumë monumente të kultit të krishterë, si të periudhës Bizantine, ashtu edhe pas Bizantine, të shpërndara nëpër Shqipëri, të cilat sot ende nuk mbulohen me studime kryesisht mbi pikturën e kavaletit apo dhe të afreskut.
£38.25
More
Out-of-Stock

Publisher: Pegi

Poezi të zgjedhura, Rainer Maria Rilke

Veprat e tij më të njohura përfshijnë përmbledhjet me poezi të titulluara “Elegjitë e Duinos” dhe “Sonete për Orfeun”, si dhe vëllimin e titulluar “Letra një poeti të ri”. Poezitë e përfshira në këtë botim janë përzgjedhur nga përkthyesi Arb Elo dhe u përkasin kryesisht dy përmbledhjeve të lartëpërmendura.
£6.80
More
Out-of-Stock

Publisher: Pegi

4 ½ shokë, libri i parë, Joachim Friedrich

Karstenit do t'i pëlqente të ndihmonte shokët e tij gjatë hetimeve që bëheshin, por kush ia vinte veshin? Gjithçka ndryshon atë pasdite të bukur kur Karsteni zbulon një zgavër në pyll, prej nga kthehet me një hartë thesari dhe me një verdhushkë në duar...
£2.55
More
Out-of-Stock

Publisher: Pegi

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Ilir Bejko është emigrant shqiptar që përpiqet deri në vetëmohim të jetë qytetar i denjë. Armikja e tij më e madhe është vetë origjina e tij. Gjatë përpjekjeve për të mbijetuar, njihet me Maks Baumanin, një zviceran i sërës së lartë, por i mbërthyer nga një ves që e largon nga gjithë bota.
£8.50
More
Out-of-Stock

Publisher: OMBRA GVG

Doktrina Shok, Naomi Klein

Libri "Doktrina Shok" është një sipërmarrje masive e kurajoze, që shpreh kritikën pasionante të Naomi Klein ndaj dhunës që shoqëron imperializmin ekonomik amerikan. Kritikë kjo, që jo vetëm konsiderohet e nevojshme, por është tepër urgjente.
£17.00
More
Out-of-Stock

Publisher: OMBRA GVG

Aleksandri, Valerio Massimo Manfredi

Manfredi rrëfen në këto tri romane për një njeri të pazakonshëm, që i kushtoi jetën realizimit të ëndrrës për të sunduar botën. "Aleksandri" nuk është vetëm një histori e jashtëzakonshme e perandorisë, mistereve, hakmarrjeve, betejave, por është edhe histori e një dashurie të madhe, vuajtjes dhe vetmisë trishtuese.
£17.00
More
Out-of-Stock

Publisher: Pegi

Bon Ton, Olesia Leço

Në një shoqëri ku marrëdhëniet, të cilitdo lloj qofshin ato, normat i kanë si rregullator të tyre, etiketa si një kod sjelljeje, mund të konsiderohet si vlerë e veçantë dhe e domosdoshme. Një vlerë, e cila vjen si një përsosje e këtyre normave në formën më të hollë dhe elegante.
£6.80
More
Out-of-Stock

Publisher: Pegi

Parajsa e humbur, Cees Noteboom

Një libër në kërkim të arsyes së jetës dhe kuptimit të asaj çka përjetojmë në jetën tonë tokësore, krejtësisht e parëndësishme në krahasim me përjetësinë. Një mbrëmje vere, në San Paolo, Brazil, një grua del për të shëtitur me makinë për t'u gjendur më pas shtrirë pranë një burri që fle, në Australi.
£5.10
More
Out-of-Stock