Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0.135 kg - 2.8 kg

Price

Price

  • £3.00 - £17.00

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
£0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
£5.95
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
£8.93
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
£8.50
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Brand: Pema

Publisher: Pema

Letra Milenës, Franz Kafka

Letrat në thelb fillojnë si një korrespondencë pune, por shumë shpejt kalojnë në "letra dashurie" pasionante. Milena Jesenska, një grua e talentuar dhe karizmatike njëzet e tri vjeçe, përkthyese e Kafkës në gjuhën çeke, ishte në gjendje ta njihte gjeniun e ndërlikuar dhe karakterin kompleks të shkrimtarit. 
£10.20
More
In stock

Publisher: Pema

Forca e faktit, Hans Rosling

E vërteta është se gjendja e botës, pavarësisht mangësive të shumta, është shumë më e mirë nga sa mund të mendojmë ne. E keqja është se duke u shqetësuar vazhdimisht për çdo vogëlsi, nuk u kushtojmë vëmendje fakteve mbi botën dhe anashkalojmë ato dukuri që me të vërtetë përbëjnë rrezik.
£13.60
More
In stock

Publisher: Pema

Ç’është populizmi, Jan - Werner Muller

Donald Trump, Silvio Berlusconi, Marine Le Pen, Hugo Chávez – populistët po rriten gjithmonë e më shumë përgjatë globit. Por çfarë është saktësisht populizmi? A duhet quajtur populist çdokush që kritikon Wall Street-in apo Washington-in?
£5.95
More
In stock

Publisher: Pema

Gjyqi (Procesi), Franz Kafka

Të gjykohesh për një faj që nuk e di, nga disa gjykatës që nuk i sheh dhe në emër të një ligji që askush s’e thotë, e tillë mund të jetë përmbledhja e kësaj historie të jashtëzakonshme që ka zënë vend në fondin e artë të letërsisë botërore, duke e bërë Franz Kafkën që të jetë një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
£7.65
More
In stock

Publisher: Pema

Princi, Niccolo Machiavelli

Nuk ekziston ndonjë vepër politike apo traktat politik të jetë përdorur, cituar dhe debatuar më shumë se Princi i Nikolo Makiavelit. 
£6.38
More
In stock

Publisher: Pema

Krimi kibernetik, Misha Glenny

Në këtë libër magjepsës dhe bindës, Misha Glenny, autori i librit ndërkombëtarisht të njohur “McMafia”, zbulon tri kërcënimet themelore me të cilat përballemi në shekullin e njëzetenjëtë; krimin kibernetik, luftën kibernetike dhe spiunazhin industrial kibernetik.
£10.20
More
In stock

Publisher: Pema

451 Farenhajt, Ray Bradbury

451 farenhajt është tashmë një klasik i letërsisë botërore ku ngjarja zhvillohet në një të ardhme distopike. Sot, mesazhi që përçon kjo vepër ka fituar rëndësi më shumë se kurrë më parë.
£7.65
More
In stock

Publisher: Pema

Ishulli, Aldous Huxley

Në romanin e tij të fundit, i cili është konsideruar më i rëndësishmi prej tij, Aldous Huxley na dërgon në ishullin e largët të Paqësorit, Pala, ku një shoqëri ideale ka lulëzuar për 120 vjet.
£10.20
More
In stock

Publisher: Pema

Si të flasim me këdo, Leil Lowndes

A nuk i admironi edhe ju njerëzit e suksesshëm që duket se "kanë gjithçka në dorë"? i shihni teksa flasin plot vetëbesim nëpër takime biznesi, ose qetë – qetë nëpër festa me shoqërinë. Ata gëzojnë punët më të mira, partnerët më të bukur, miqtë më të spikatur, llogaritë bankare më të majme e vendbanimet më në modë.
£10.20
More
In stock