"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...
Një temë thekëse siç është prostitucioni përshkon dhimbshëm faqet e këtij romani të shkrimtares Brunilda Zllami, e cila ka ditur gjithnjë të godasë në shenjë në qëmtimin e realiteteve prekëse tipike shqiptare dhe njerëzish të zakonshëm. Dashuria, kompromisi dhe intriga janë linjat ku përqëndrohet libri dhe si gjithmonë fundi të le pa gojë...
Enea nuk dinte më ç'të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten atu. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për t'u rikthyer.