Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
All best sellers

List of products by supplier Henryk Sienkiewicz

Henryk Sienkiewicz (1846-1916), konsiderohet si shkrimtari më i mirë polak i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të shekullit të njëzet. Ai lindi në Wola Okrzejska, në Poloninë e kontrolluar nga Rusia. Familja e tij ishte angazhuar në përpjekjet revolucionare për pavarësinë e Polonisë. Familja kishte një pronë të vogël rurale të cilën e humbi dhe pas kësaj u zhvendos për në Varshavë.

Sienkiewicz studioi në Varshavë por e la universitetin pa u diplomuar ndërsa më vonë u zbulua talenti i tij si shkrimtar. Punët më të hershme janë skeçe satirike. Ai bëri një udhëtim në Amerikë më 1876 dhe shkoi deri në Kaliforni. Përshtypjet e tij u botuan në gazetat polake dhe u pritën shumë mirë. Udhëtimet i dhanë atij materjal për shumë shkrime, mes të cilave rrëfimi i shkurtër Latarnik (1882) [Përgjegjësi i Farit].

Pas rikthimit në Poloni, Sienkiewicz iu përkushtua studimeve historike, rezultati i së cilave ishte një triologji e madhe mbi Poloninë në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Ogniem i mieczem [Me zjarr dhe shpatë], Potop [Përmbytja] dhe Pan Wolodyjoëski [Pan Mikaeli] u publikuan më 1884, 1886, dhe 1888. Romanet historike u pasuan nga studime bashkëkohore: Bez dogmatu (1891) [Pa dogmë], një studim psikologjik i një njeriu të sofistikuar dhe dekadent dhe Rodzina Polanieckich (1894) [Fëmijët e baltës], një roman fshataresk. Më 1895 Sienkiewicz publikoi suksesin e tij më të madh, Quo Vadis, një roman mbi persekutimin e kristianëve në kohën e Neros.

Sienkiewicz ishte jashtëzakonisht popullor. Në vitin 1900 pagesat nga qytetarët e ndihmuan atë të grumbullonte mjaftueshëm para sa të blinte kështjellën ku jetonin paraardhësit e tij. Ai fitoi çmimin Nobel në letërsi më 1905. Ai u zhvendos në Zvicër në prag të Luftës së Parë Botërore nga ku promovoi idenë e pavarësisë së Polonisë.

Active filters

Publisher: Fishta

Quo Vadis?, Henryk Sienkiewicz

Në Romën dekadente e të pamëshirshme të epokës së Neronit, qendër e botës dhe furrë shkrirjeje e të gjitha racave dhe feve të antikitetit, patrici i ri Vinic dashurohet me Liçian, vajzën e ndrojtur të një mbreti svev, e rritur në Romë dhe e edukuar me fenë e krishterë. 
ALL800
More