Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters

Reference: SKU001527

Publisher: Skanderbeg Books

Festa e Cjapit, Mario Vargas Llosa

Dyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lindjes dhe duke përsjellë në...
ALL1,500
More
In Stock

Reference: SKU001456

Publisher: Papirus

Fundi i varfërisë, Jeffrey D. Sachs

Një pikë referimi për rrënjët e begatisë ekonomike dhe shtegun që nxjerr nga varfëria e skajshme njerëzit më të varfër të botës. I përshëndetur nga Times si një nga 100 njerëzit më me ndikim të botës, Jeffrey Sachs është i njohur anembanë botës për punën e tij në shumë vende si këshilltar në kohë krizash.
ALL1,000
More
Out-of-Stock

Reference: SKU001369

Publisher: Tirana Times

Rënia, Albert Camus

Romani "Renia" dhe Fjalimi i mbajtur me rastin e dorezimit te Cmimit "Nobel" 1957 Mbi librin Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse.
ALL700
More
Out-of-Stock

Reference: SKU001333

Publisher: Dituria

Harku i triumfit, Erih Maria Remark

Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.
ALL1,000
More
In Stock

Reference: SKU001062

Publisher: Dituria

Si shkruhet një punim diplome, Umberto Eco

Ç'është një punim diplome dhe për çfarë vlen? Zgjedhja e temës, Kërkimi i materialit, Plani i punimit dhe skedimi, Hartimi i punimit, Redaktimi, Përfundime – janë disa nga problemet më kryesore të trajtuara në këtë libër që tashmë është kthyer në pikë referimi për çdo student dhe mësues.
ALL1,000
More
In stock

Reference: SKU001061

Publisher: Dituria

Të thuash gati të njëjtën gjë, përvoja e përkthimit, Umberto Eco

Ç'do të thotë të përkthesh? Të thuash të njëjtën gjë në një gjuhë tjetër. Por çfarë do të thotë "të njëjtën gjë"? Përmes gjuhësh të ndryshme dhe eksplorimeve në botën e përkthimit, Ekoja shpjegon që përkthimi është së pari një proces negocimi, që paraprihet nga interpretimi.
ALL1,000
More
In Stock

Reference: SKU001014

Publisher: Dy lindje dhe dy perëndime

Kolombreja, Dino Buzzati

Kolombreja është  një përmbledhje me tregime e shkrimtarit Italian Dino Buzzati (Buxati) dhe që është publikuar për herë të parë në vitin 1966. Titulli i librit është edhe titulli i një prej tregimeve që flet për një përbindësh misterioz deti, krijesa më e frikshme e tregimeve të Buzzatit.
ALL400
More
In Stock

Reference: SKU000942

Publisher: Fan Noli

Miti i Sizifit, Albert Camus

Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, në qoftë se çdo hap do të ushqente shpresën për t'ia dalë mbanë?
ALL800
More
In stock

Reference: SKU000730

Publisher: Onufri

Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir

Në këtë rrëfim biografik, Simon de Beauvoir ndriçon thellë disa marrëdhënie të pranishme në jetën e gjithkujt, por që shihen ndryshe nga secili prej nesh në varësi të historive vetjake, formimeve intelektuale, që ndikojnë në mënyrën sesi e ndërtojmë marrëdhënien tonë me humbjet dhe sfidat.  
ALL500
More
In stock