Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
All best sellers
Active filters

Publisher: Berk

Nata, Bilge Karasu

"Nata" e Bilge Karasusë është një alegori e tmerrshme e shtetit totalitar, e cila dhe njëherë na ilustron pjerrjen e veçantë të letërsisë turke për fabulën politike.
ALL500
More

Publisher: Zenit Editions

Zonja Eduarda dhe tregime të tjera, Georges Bataille

Georges Bataille mbetet një nga figurat më të shquara të letërsisë së shekullit të XX – të, aq shumë ai u përpoq nëpërmjet studimit kritik të ligjërimit të shkruar – i cili sipas tij nuk mund të jetë veçse prometean – të jetojë nën shkapërthyerjen e furishme të rregullave, eksperiencën e skajshme, dhe asaj që një njeri "di prej faktit të të qenit".
ALL400
More

Reference: SKU001014

Publisher: Dy lindje dhe dy perëndime

Kolombreja, Dino Buzzati

Kolombreja është  një përmbledhje me tregime e shkrimtarit Italian Dino Buzzati (Buxati) dhe që është publikuar për herë të parë në vitin 1966. Titulli i librit është edhe titulli i një prej tregimeve që flet për një përbindësh misterioz deti, krijesa më e frikshme e tregimeve të Buzzatit.
ALL400
More

Reference: SKU001657

Publisher: Te tjere

Përrallat më të bukura italiane. Vëll. 1, Italo Calvino

Unë besoj këtë: përrallat janë të vërteta. Janë, në tërësinë e tyre, në përsëritjen e tyre të gjithnjëshme e në rastishmërinë gjithnjë të ndryshme të ngjarjeve njerëzore, një shpjegim i përgjithshëm i jetës lindur në kohët e kahershme dhe ruajtur në përsiatjen e ngadaltë të ndërgjegjeve fashatare deri tek ne.
ALL461
More

Publisher: Shtëpia e Librit

Mbi tiraninë, Timothy Snyder

Një historian i specializuar mbi historinë e Europës Lindore dhe Holokaustit i shpjegon lexuesve me fjalë të thjeshta se si ndodh që një demokraci e brishtë zëvendësohet me një diktaturë totalitare, qoftë kjo fashizëm apo komunizëm. Timothy Snyder na tregon se cilat janë shenjat që paralajmërojnë shfaqjen e tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne qytetarët...
ALL500
More

Reference: 2660

Publisher: Skanderbeg Books

Macja dhe miu, Gunter Grass

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.
ALL500
More