"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ky studim ka patur si sfidë të tij zgjerimin e kufijve të evidentimit e vënies në mbrojtje të një sërë ndërtimesh, që i përkasin fillimit të shek. XX - të, për të cilat shumë pak është folur e aq më pak vlerësuar e mbrojtur këto vepra.
Ky botim është tepër i rrallë. Ai trajton një sërë fushash shoqërore që kanë të bëjnë me Shqipërinë e atyre viteve. Autori trajton çështjet ekonomike, historike, demografike, organizimin e prefekturave dhe shoqërore.
Në këtë numër të vjetër të revistës, janë paraqitur këngët "Fyelli i Dibrës", mbledhur nga Haki Stërmilli dhe "Lahuta e butë e Dukagjinit", mbledhur nga Ndoc Vasis.
Thimi Nika është koleksionist. Koleksionon pulla dhe histori postare shqiptare (ka marrë pjesë në disa ekspozita filatelike brenda dhe jashtë vendit); koleksionon piktura (ka çelur pesë ekspozita pikture); koleksionon gjithashtu monedha e kartëmonedha shqiptare, kartolina dhe fotografi shqiptare.
Në fjalor janë përfshirë shumë fjalë, shprehje e kuptime që përdoren sot në shqipe dhe që nuk gjenden në fjalorët e mëparshëm shpjegues të shqipes. Kjo lëndë e re pasuruese, që është nxjerrë nga vljelja leksikore e veprave të letërsisë artistike a shkencore, nga shtypi i përditshëm e periodik, nga fjalorë dygjuhësh, sinonimikë, krahinorë etj, e ka...
In this fully updated second edition, the author clearly introduces and assesses all of Freud's thought, focusing on those areas of philosophy on which Freud is acknowledged to have had a lasting impact.