Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
£0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
£5.95
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
£8.93
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
£8.50
More
In stock
All best sellers

List of products by brand Te tjere

Other publishers and authors
Active filters

Publisher: Te tjere

Long John Silver, Bjorn Larsson

Kur përkthimi në shqip i këtij romani po përgatitej për botim, i kërkova autorit, Björn Larsson, një rekomandim për ndonjë recension a kritikë që mund ta përdornim si parathënie. Në vend të këtyre, ai më dërgoi një libër të vetin me kujtime, një ditar të shkruar posaçërisht për publikun italian që e ka ndër autorët e preferuar suedezë.
£9.35
More
In stock

Publisher: Te tjere

Fëmijët e Hansenit, Ognjen Spahic

Është fundi i viteve 1980. Europa është gati të ndryshojë përgjithmonë. Në një cep të Rumanisë, dy burra presin që edhe realiteti dhe fati i lebrozit që u ka rënë për pjesë të ndryshojë. Ky libër unik dhe tronditës ofron pamjet e një bote që lexuesi nuk i ka ndeshur më parë. Frikë për të thënë të vërtetën, mprehtësi, trishtim, surrealizëm, miqësi dhe horror.
£8.50
More
In stock

Publisher: Te tjere

Gruaja, Jumpa Lahiri

Të lindur me pesëmbëdhjetë muaj diferencë, në periferi të Kalkutës në vitet e tmerrshme të luftës për pavarësi, vëllezërit Subash e Udajan ngjajnë si dy pika uji sa dhe të afërmit i ngatërrojnë, por janë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Subashi është i heshtur dhe mendimtar, ndërkohë që Udajani është rebel dhe i hedhur.
£8.50
More
In stock

Publisher: Te tjere

Ajo që rend nëpër valë, Aleksander Grin

Në këtë roman shprehen tiparet më të mira të talentit të shkrimtarit: ideja e thellë mistike për domosdoshmërinë e ëndrrave dhe për realizimin e tyre, psikologjizmi i mprehtë poetik, subjekti tërheqës romantik.
£5.95
More
In stock

Publisher: Te tjere

Fëmijët e dashurisë dhe urrejtjes, Dasa Drndic

Romani i shkrimtares kroate Daša Drndić nuk është vetëm një libër mbi Holokaustin (i krahasueshëm për nga rëndësia me kryeveprat e Primo Levit apo me Nekropolin e Boris Pahor). Ai është gjithashtu një roman i madh i letërsisë bashkëkohore, i aftë për të lidhur përmes regjistrave të ndryshëm gjuhësorë një tregim polifonik, magmatik, gjithëpërfshirës,...
£12.75
More
In stock

Publisher: Te tjere

Kaos i qetë, Sandro Veronesi

Pietro Paladini, 43-vjeçari joshës dhe i pasur, që sapo ka humbur gruan e tij, pret çdo ditë, i çorientuar, brenda makinës së tij, vajzën e vet, Klaudia, teksa del nga shkolla. Ditën që do të duhej të bënin celebrimin e martesës, Lara, e shoqja, vdes. Miqtë, por edhe njerëz anonimë, shkojnë të flasin me të, e përqafojnë, ndajnë me të këtë kohë të pezullt.
£11.90
More
In stock

Publisher: Te tjere

Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 1

Ky roman, që është përkthyer në më se 40 gjuhë të botës dhe në 12 dialekte indiane, përmban një utopi shumë konkrete dhe jo më kot u është kushtuar "Pelegrinëve të Orientit", emërtim i përdorur nga autori për artistët, për shkrimtarët dhe për të gjithë njerëzit e së shkuarës, të së tashmes e të së ardhmes.
£10.20
More
In stock

Publisher: Te tjere

Mbi heronjtë dhe varret, Ernesto Sabato

Një libër që ngërthen në vete të gjitha llojet e romaneve, nga ai gotik te sentimentali, nga romani filozofik te satira sociale, por që më në fund mund të cilësohet vetëm siç e ka përshkruar Gombrowicz-i, 'i llojit plot me dyshime, nga ato romane që lexohen me një frymë, dhe [që] kur i mbarojmë së lexuari vërejmë se ka ardhur ora katër e mëngjesit'.
£10.20
More
In stock

Publisher: Te tjere

Një zemër kaq e bardhë, Javier Marias

Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një sens paqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t'u shpjeguar e po aq i vështirë për t'u pranuar.
£8.50
More
In stock

Publisher: Te tjere

Lartësi, Milen Ruskov

Ngjarjet zhvillohen në Bullgarinë e vitit 1872, një periudhë ku lulëzuan komitetet revolucionare, që luftonin kundër turqve për liri dhe identitet, një periudhë e njohur në histori si Rilindja Bullgare. Kjo është një kohë e luftës për të hequr zgjedhën turke dhe dëshirën për arsimim e afirmim të identitetit kombëtar.
£8.08
More
In stock